E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkohet drejtuesi i prokurorisë Berat, ndryshon i Gjirokastrës

TIRANE-Prokuroria e Përgjithshme shkarkoi dhe emëroi drejtuesit e prokurorisë në Berat dhe Gjirokastër.
Vendimi është marrë ne mbledhjen e këshillit të prokurorisë i cili shqyrtoi propozimet e Prokurores së Përgjithshme.
Në krye të Prokurorisë së Gjirokastrës vjen Arben Pasho, i cili ka ushtruar deri tani detyrën e drejtuesit të njësise Task Force në këtë rreth.

Ndërkohë prokurorja Ina Rama shkarkoi nga detyra kreun e prokurorisë së Beratit, Xhemal Saliaj me motivacionin keqadministrim të dokumentacionit dhe mos ushtrim të fuksioneve drejtuese. Në vend të tij është komanduar prokurori Ardian Ylli.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›