E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turkis Airlines vlerësohet si më e mira në botë për shërbimin katering

Breaking views

Turkish Airlines shënon emrin e tij si kompania më e mirë në botë “Për kualitetin e shërbimit katering në ekonomi klas… Turkish Airlines realizoi të njëjtin sukses në vitin e kaluar, duke fituar përsëri çmimin SkyTrax si kompania ajrore më e mirë në Europën Jugore.

Si rezultat i vlerësimit të SkyTrax, Turkish Airlines është shpallur kompania Ajrore më e mirë në Europën Jugore dhe kompania me shërbimin me kualitetin më të mirë të kateringut në ekonomi klas të shërbyer nga kompania turke DO&CO.

Turkish Airlines u shpall gjithashtu si kompania ajrore e tretë më e mirë në EUROPë. SkyTrax, duke kontrolluar dhe verifikuar mbi 750 aspekte të produktit dhe kualitetit të shërbimit për të bërë vlerësimin e kompanive ajrore dhe aeroporteve, njoftoi dhe rezultatet përfundimtare të vlerësimit për vitin 2010. Turkish Airlines realizoi të njëjtin sukses si në vitin 2007 dhe shënoi një tjetër sukses duke u bërë kompania ajrore me katër Yje e Europës Jugore në 2010.

Turkish Airlines pati një arritje të madhe në klasifikimin e “SkyTrax Aviation Awards 2010”, që njihet si çmimet “Oskar” në Industrinë e Aviacionit. Turkish Airlines gjithashtu shënoi emrin e saj si kompania më e mirë në të gjithë botën për kualitetin e shërbimit të kateringut në ekonomi klas.
Portugalia, Spanja, Italia, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Mali i zi, Republika e Maqedonisë, Serbia, Qipro, Malta, Rumania, Sllovenia dhe Turqia, ishin shtetet të cilat u përfshinë në Europën Jugore.

Fituesit u zgjodhën si rezultat i kryerjes së një sondazhi për një periudhë 10-mujore, nga Korriku 2009 deri në Prill të 2010-s, në të cilin morën pjesë më shumë se 17.9 milionë pasagjerë, të më shumë se 100 nacionaliteteve të ndryshme.

çmimet e “SkyTrax World Airline” janë shumë të lidhura me vlerësimin e aspekteve të produktit dhe kualitetit të shërbimit të ofruara dhe të kuotuara në të gjithë botën, të cilat shërbejnë si referencë për të vlerësuar kompanitë ajrore dhe aeroportet që nga viti 1999.

Ceremonia e çmimeve te “SkyTrax World Airline” u bë në evenimentin “Aircraft Interiors Expo” në Hamburg, Gjermani, më 20 Prill 2010 dhe çmimet u dorëzuan nga Presidenti i SkyTrax, Edward Plaisted.

Turkish Airlines është e vetmja kompani që fitoi çmimin e kualitetit më të mirë në të gjitha klasat në Europë.

Sikurse është vlerësuar nga Industria e aviacionit, Turkish Airlines vazhdon të jetë e vetmja kompani ajrore me 4 yje në të gjitha kategoritë në Europë, sukses të cilin e realizoi dhe një vit më parë.
Turkish Airlines fitoi statusin e katër yjeve; për klasin e parë, klasin biznes dhe klasin ekonomik për distancat e gjata të udhëtimit dhe për klasin biznes dhe klasin ekonomik për distancat e shkurtra të udhëtimit. Sukses që nuk është arritur nga asnjë kompani tjetër në regjion. SkyTrax i ka shpallur rezultatet në faqen e internetit www.Airlinequality.com, sikurse rezultatet e vlerësimit e vendosin Turkish Airlines një hap më përpara se konkurruesit e tjerë në regjion.

Turkish Airlines është krijuar në vitin 1933 me një flotë prej 5 avionësh. Sot është anëtare e aleancës “Star Alliance”, është një kompani ajrore me 4 YJE, me një flotë prej 142 avionësh dhe fluturon në 157 destinacione, 37 destinacione brenda Turqisë dhe 120 destinacione ndërkombëtare.
Turkish Airlines është anëtare e aleancës “Star Alliance”, e cila është krijuar në vitin 1997. “Star Alliance” ofron 21050 fluturime në ditë në 1167 destinacione në 181 shtete.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›