Kryeministri estonez, Ansip: Shqipëria është një vend me mundësi të mëdha investimi Kryeministri i Estonisë, Andrus Ansip

Kryeministri i Estonisë, Andrus Ansip, tha sot se Shqipëria është një vend me mundësi të mëdha për investimeve. Gjatë fjalës së mbajtur Forumin e Biznesit “Investement in Albania”, Ansip u shpreh se ka inkurajuar “biznesin estonez të vijë në Shqipëri, pasi është një vend me mundësi të mëdha investimi”. “Ne mund të mbështesim zhvillimet dhe progresin e vendit tuaj, si dhe rritjen e pranisë së biznesit të Estonisë në Shqipëri, pasi shohim mundësi të mëdha për t'i hedhur investimet tona këtu”, deklaroi Ansip.