E Shtunë, 31 Tetor 2026

OEK mirëpret vendimin për mos rritjen e çmimit të energjisë elektrike

(E plotësuar)Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret zotimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që gjatë vitit 2013. nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Oda Ekonomike e Kosovës vlerëson se ky vendim paraqet shenjë të përkujdesjes së institucioneve të vendit për situatën e krijuar ekonomike dhe sociale si pasojë e krizës ekonomike me të cilën po ballafaqohen qytetarët e vendit, nga njëra anë dhe njëkohësisht krijimin e kushteve më të mira për të bërë biznes.

Oda konsideron se me këtë masë të ndërmarr nga Qeveria e Republikës së Kosovës i është dhënë një ndihmës e rëndësishme komunitetit të biznesit, posaçërisht atij që merret drejtpërdrejtë me prodhimtari, pasi që shtimi eventual te çmimit te i energjisë do të ndikonte në rritjen e kostos së prodhimit.

Oda Ekonomike e Kosovës inkurajon dhe pret nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të ndërmerr edhe masa të tjera për përfundim te suksesshëm të reformës strukturore që garanton mbajtjen e nivelit të qëndrueshëm të rritjes ekonomike gjë që u konfirmua edhe sot nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Oda gjithashtu vlerëson edhe masat e ndërmarra për lehtësimin e kushteve për regjistrimin e biznesit, zvogëlimin e lejeve dhe licencave të nevojshme për fillimin e punës dhe njëkohësisht pret edhe masa të tjera në politikën fiskale të cilat janë paralajmëruar dhe të cilat së shpejti do te duhej të realizohen.
 

---

Qeveria ka hequr dorë nga fitimi që merr, që është i prezantuar në fatura dhe në rritje të çmimit të energjisë, duke bërë kështu që të mos ketë rritje të energjisë. Ky është premtimi që ka dhënë sot ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, gjatë një konference për media, ku nuk ka lejuar t’i bëhet asnjë pyetje.

Ai sërish ka ironizuar me të gjithë ata që kanë dhënë shifra deri më tani se sa do të rritet çmimi i energjisë, pasi, sipas tij, çfarëdo shifre që është dhënë nuk është e vërtetë. Ministri Beqaj ka premtuar se nuk do të ketë rritje të çmimit.

“Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë. Ky është një fakt të cilin ne e kemi bërë sot në konsultim me rregullatorin. Pra, Qeveria është dashtë të pret që të ketë rritje të fitimit të saj dhe ne kemi hequr dorë kështu që mirëpresim që shumë shpejtë Rregullatori të vjen me një vendim se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë”, ka thënë ai.

Ministri Beqaj sërish ka folur për faturat, duke përsëritur se askush nuk do të paguajë më shumë se shpenzimi që ka bërë por KEK-u do të ketë obligim që t’i rifundojë të gjitha ato.

Ai ka thënë se qytetarët nuk duhet të bien pre e politikës.

“Unë kërkoj mirëkuptim nga qytetarët dhe mirëkuptimi është që të mos bien pre e politikave që janë prezent dhe fuqinë e argumenteve gjithmonë sa u përket mbrojtjes së tyre do ta kenë në raport me Qeverinë nga ata që deri tash e kanë udhëheqjen në këtë shtet”, ka thënë ai./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›