E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duhet të thellohet bashkëpunimi ndërmjet Japonisë e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Japonisë në Vjenë, zotëri Shigeo Iwatani. Jahjaga dhe ambasadori Iwatani, biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, për konsolidimin ndërkombëtar të vendit dhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës e Japonisë.

Presidentja Jahjaga vlerësoi ndihmën që Japonia po i jep Kosovës dhe i cilësoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si shumë të mira. Ajo theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat.

Presidentja Jahjaga tha se ky bashkëpunim është i nevojshëm në fushën ekonomike dhe posaçërisht në investimet që kompanitë japoneze mund të bëjnë në Kosovë.

Ambasadori i Japonisë në Vjenë, Shigeo Iwatani theksoi se vendi i tij do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën edhe pas ndryshimeve të fundit në qeverinë japoneze.

Ai tha stabiliteti i Kosovës është edhe stabilitet për gjithë rajonin. Ambasadori Iwatani tha se duhet të thellohet bashkëpunimi ndërmjet Japonisë dhe Kosovës sidomos në fushën e ekonomisë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›