Strehimi i muxhahedinëve, OKB: Të ndiqet shembulli i Shqipërisë

Komisioneri i Lartë i OKB-së për refugjatët, Antonio Guterres, përshëndeti vendimin e qeverisë shqiptare për pranimin e 210 rezidentëve nga Kampi Hurriya në Irak për në Shqipëri.
Kampi ka parë kohët e fundit përkeqësimin e sigurisë të banorëve të saj, ku në shkurt nga një mortajë u vranë tetë persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
“Ky propozim është një demonstrim i solidaritetit ndërkombëtar&rdquo”, -tha zoti Guterres dhe “inkurajojmë fuqimisht vendet e tjera të ndjekin shembullin e Shqipërisë dhe të ofrojnë zgjidhje për banorët e kampit, që tu jepet mundësia për t’u zhvendosur jashtë Irakut."
Në Kampin Hurriya, i njohur gjithashtu si Kampi i Lirisë jetojnë më shumë se 3000 banorë.
Dy ditë më parë qeveria shqiptare komunikoi se do të mirëpresë e strehojë 210 muxhahedinë nga Iraku, gjatë takimit të zhvilluar mes kryeministrit Berisha me Zëvendës Ndihmës Sekretaren në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Zyrën e Çështjeve të Lindjes së Afërt, znj. Barbara Leaf.
Ndërkohë vetëm një ditë më pas, ishin vetë muxhahedinët, ata të cilët e kushtëzuan këtë ofertë duke kërkuar nga Tirana zyrtare që të rrisë numrin e azilantëve, pasi sipas tyre ata nuk janë 210 por mbi 3 mijë persona./Indeksonline/