E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB-ja diskuton për armët

Në selinë e OKB-së në New York do të fillojnë negociatat e reja, me të cilat shtetet anëtare do të tentojnë të arrijnë marrëveshje për tregti me armë konvencionale, pas dështimit në vitin 2012. Anëtaret e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, 193 shtete do të kenë 10 ditë për të gjetur mënyrë që tregtia me armë në botë, e cila në vit kushton deri në 70 miliardë dollarë, të rregullohet.

Qëllimi është që secili shtet të obligohet që para shitjes të sigurohet se armët nuk do të përdoren për shkeljen e të drejtave të njeriut ose për vrasje, respektivisht të mos bien në duart e krimit të organizuar. Në korrik të vitit të kaluar, eksportuesit e mëdhenj të armëve si Rusia, SHBA-ja dhe Kina dhe importuesit si Egjipti, India, Pakistani dhe të tjerë, tentuan që të miratojnë kriteret e përbashkëta për marrëveshje. Pjesëmarrësit arritën kompromis, por miratimin e tekstit të përbashkët e parandaloi SHBA-ja duke kërkuar më shumë kohë. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›