E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rama fitoi me certifikata me 2007"

Fatjona Mejdini

Per here te pare kryeministri i vendit, Berisha ka akuzuar kryesocialistin Rama se mori votat nepermjet certifikatave ne zgjedhjet vendore te shkurtit te vitit 2007. Qe nga qyteti i Librazhdit, ne nje takim me anetare dhe simpatizante te Partise Demokratike, lideri demokrat nuk ka ngurruar te paralajmeroje kryetarin socialist se nje procedure e tille e votimit me certifikata, dhe per pasoje marrjen e votave nepermjet tyre, nuk do te perseritet me ne zgjedhjet e 28 qershorit te ketij viti, per Kuvendin e Shqiperise. .

Kete deklarate kryetari i qeverise e beri nga Librazhdi, duke u shprehur kunder mosperfshirjes se Rames ne listen e zgjedhjeve dhe arsyetimin e tij se ishte votuar nga qytetaret ne vitin 2007. Perpara banoreve te ketij qyteti Berisha deklaroi se Rama me te gjitha aferat dhe mashtrimet e bera, ka humbur besueshmerine perpara qytetareve shqiptare. "Vertete ke marre votat me certifikatat e falsifikuara ne vitin 2007, por nga 2007 dhe ketej shqiptaret nuk ta falin ty, tiranasit nuk ta falin ty, sepse t'i diten kur Shqiperia do te merrte ftesen per anetaresim ne NATO, i mashtrove ata dhe u the se Shqiperia nuk do te ftohet", akuzoi Berisha. Sipas tij, duke u nisur nga ky vit abuzimet e bera nga Rama jane te panumerta, te cilat nuk kane ndodhur as ne vendet me te korruptuara dhe me te prapambetura te botes. "Nga viti 2007 e ketej ke mbledhur aq zhul sa as ujet e Shkumbinit nuk ta lan dot. Po, zoti Rama, sepse nga 2007 je ti dhe vetem ti qe rezulton t'u kesh dhene Eftimeve te tu 70 per qind te lejeve te bashkise. Kete, zoti Rama, nuk e ben as djali i Kim Young Il, kryetari i bashkise se Phenianit", ju drejtua kryeministri Berisha nga Librazhdi kryetarit te PS-se. Ne kuader te kerkeses per perfshirjen ne listat e kandidateve per deputet, kryeministri Berisha i la Rames nje afat prej 48 oresh per te dal ne krye te listes socialiste. "Fitove me certifikata, por ne qofte se je burre dil ne shesh. Urdhero te te votojne dhe ta provosh veten perballe shqiptareve. Megjithate, ne do t'i japim edhe 48 ore afat, dhe ne qofte se ai kthen mendjen, do ta vendosim ne liste", deklaroi Berisha. Sipas te cilit, nese Rama nuk pranon perseri te behet pjese e listes, atehere ai do te tregoj se eshte nje burracak dhe qe nuk mund te perballet dot. "Ne te kundert, ti e fakton se ti je nje burracak i vertete qe ke frike nga humbja dhe futesh nen tavolinen e baskise", theksoi Berisha. Banoreve te Librazhdit, kryeministri Berisha i premtoi asfaltimin e cdo rruge dhe lidhjen e cdo komune me rruge te shkurtra per te dal ne rrugen kryesore. "Jam ketu per t'u zotuar se do te asfaltojme cdo rruge te ketij rrethi, rrugen Librazh-Orenje- Peshkopi, rrugen Qukes-Qafe Plloce, sikunder dhe cdo komune te ketij rrethi do ta lidhim me rruge te asfaltuar me rruget kombetare", deklaroi Berisha. Sipas tij, ne te gjithe vendin kater vjecarin e ardhshem do te kete 24 ore uje te pijshem dhe do te sigurohen vende te reja pune.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›