OKB - Rol udheheqes kunder terrorizmit

Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara diskutoi per marrjen e rolit udheheqes ne luften kunder terrorizmit. Po ashtu u kerkua qe lufta kunder terrorizmit te mbetet prioritet ne agjenden nderkombetare.
Ne diskutimin e tij Sekretari i Pergjithshem i OKB-se Ban Ki-moon theksoi se lufta kunder terrorizmit kerkon qasje te gjere ku perfshihen jo vetem masat per permiresimin e sigurise dhe te sundimit te ligjit por po ashtu edhe arsim me te mire zhvillim dhe dialog nderkulturor. Ai theksoi se mbrojtja e te drejtave te njeriut eshte komponente e cfaredo politike efektive kunder terrorizmit.
Asnje qasje kunder terrorizmit nuk do te jete komplete pa perkushtim te plote per te drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Keshilli i Sigurimit dhe Asambleja e Pergjithshme ne menyre te vazhdueshme e kane mbeshtetur mbrojtjen e te drejtave te njeriut si komponente integrale e seciles politike efektive kunder terrorizmit. Une e mirepres kujdesin e Keshillit te Sigurimit per kete ceshtje - tha Ban Ki-moon.
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton po ashtu ka theksuar se te drejtat e njeriut nuk mund te sakrifikohen ne luften kunder terrorizmit.
Clinton ka rikujtuar para se gjithash se duhet te ndermerren hapa konkrete per eliminimin e rrethanave qe i cojne njerezit drejt terrorizmit.
Per njerezit jetet e te cileve karakterizohen me frustrim dhe deshperim per njerezit qe besojne se qeverite e tyre jane jopergjegjese dhe represive Al-Kaeda dhe grupet e tjera mund te ofrojne nje pikepamje terheqese. Por kjo eshte pikepamje qe i ka rrenjet ne shkaterrim dhe ne duhet te realizojme nje pikepamje alternative qe i ka rrenjet ne shprese dhe ne mundesi - tha Hillary Clinton.
Me tutje Clinton theksoi se duhet te behet me teper per ti kuptuar arsyet qe ndikojne te njerezit per dhune ne menyre qe te tjeret te parandalohen ne ndjekjen e rruges se njejte.
Sekretari i Jashtem britanik William Hague theksoi se ne periudhe afatgjate kercenimi me i madh nga terrorizmi e ka origjinen nga hapesira kufitare poroze Afganistan - Pakistan. Sipas tij situata e tashme mund te perkeqesohet nga pasojat e vershimeve aktuale shkaterruese. Hague e kritikoi praktiken e pageses per viktimat e rrembyera duke thene se pavaresisht dilemes morale ne keto raste pagesa inkurajon me teper rrembime per financimin e terrorizmit.
Terroristet po pershtaten dhe po behen me teper oportuniste. Prirja ne rritje ne rrembime per pagese eshte nje shembull i kesaj. Qeveria britanike beson se ne duhet te veprojme per ti parandaluar pagesat per rrembime qe po behen burim i rendesishem i financimit te terroristeve - tha William Hague.
Ambasadori rus ne Kombet e Bashkuara Vitali Curkin tha se ceshtje shume e rendesishme eshte identifikimi dhe neutralizimi i burimeve per financimin e aktiviteteve terroriste. Me tutje Curkin theksoi Duhet te ndermerren hapa per tu siguruar se terroristet nuk do te jene te afte ti shmangen denimit. Ne kete aspekt eshte shume me rendesi te permiresohet efikasiteti i bashkepunimit nderkombetar dhe ndihma reciproke juridike. Parimi lsquoekstradim ose denim duhet te zbatohet me perkushtim dhe duhet te perfundojne opsionet qe terroristet tu shmangen proceseve juridike ose ta gjejne veten ne situata kaotike juridike.