Kryebashkiaku Rama me sistem fiskal si Pheniani
Socialistet kane vijuar akuzat ndaj qeverise te cilen lideri i opozites Edi Rama ndash nje njohes i mire i bandave meqe banda e Lushnjes dhe organizata terroriste Hakmarrja per drejtesi flasin shume mire per te ne telefonatat e receptura nga policia italiane ne dosjen Bixhu 2 ndash e quajti bande kusaresh qe po vjedhin Shqiperine. Ne proporcion te kundert me kete Bashkia e Tiranes jo vetem qe ka krijuar nje sistem fiskal te frikshem por ne mandatin e katert te Edi Rames i ka 20 fishuar taksat mbi bizneset. Tashme rritja e taksave vendore eshte shnderruar ne nje problem serioz per bizneset ne Tirane vecanerisht ato qe kane te ardhura sa per te mbajtur frymen e familjeve te tyre. Qytetare ankohen se policia bashkiake u vendos gjoba kur ata nuk arrijne te paguajne taksen e rritur deri ne 20 here gje qe ka sjelle nje situate te paprecedente marredheniesh midis qytetarit dhe funksionarit bashkiak.
Eumlshte e mjaftueshme te japin nje shembull per aq sa konstatuam ne nje investigim te posacem. Me dokumente ne duar dhe para syve kemi te dhenat shifrore se ne vitin 2007 nje biznes ne kryeqytet paguante 7 mije leke takse gjelberimi. Kurse ne vitin 2008 kjo takse u rrit me 71.4 duke arritur ne 12 mije leke. Mirepo nje vit me pas me 2009 taksa u shtua me 8 mije leke duke shenuar nje rritje 15 here me te larte. Aktualisht cdo biznes paguan 250 mije leke ne vit per gjelberimin cka me nje perllogaritje te thjeshte do te thote nje rritje 25 me e madhe se e vitit qe lame pas. Po keshtu parkim me pagese ne sheshet kryesore eshte sikur po parkon nje qytetin amerikan te Nju Jork dhe jo ne Bulevardin Deshmoret e Kombit me nje tarife 100 leke per cdo ore te parkuar. Sipas llogarive te pagabueshme del se nese jeni zyrtar i administrates dhe keni makine vetiu punoni 8 ore tarifa juaj per parkim eshte sa fitimi juaj ditor ne pune. Dhe ketu nuk jemi as Londer dhe as Nju York. Shqiptaret e thjeshte nuk jane as amerikane dhe as britanike qe te mund te paguajne 100 leke ora kur rroga mesatare eshte 19.000 leke ne muaj. Bashkia e kryesuar nga Edi Rama ne vend qe te marre masa te tilla absurde te hartoje nje strategji afatgjate per parkimin ne kryeqytet dhe jo te zhvat qytetaret. Asnjeri nuk pranon te heq nga xhepi 24.000 lek ne muaj 8 or pune ne dite.
Keshtu qe del se Ju punoni per te parkuar makine dhe jo per te permiresuar cilesine e jetes. Dhe nese Bashkia Tirane pergenjeshtron me fakte keto shifra atehere ka te drejte te hedh ne gjyq cdo njeri.
Sidoqofte e njejta gje ka ndodhur edhe me taksen e pastrimit. Po te shohesh tabelat me nje lexim sinotik nga viti 2007 deri me 2009 kjo takse ka njohur nje rritje prej 175 por edhe kjo rritje u argumentua si e pamjaftueshme per Bashkine e Tiranes. Kurse ne vitin 2010 kjo lloj takse u rrit me 15 duke shkuar nga 65 ne 75 mije leke. Ndersa Bashkia e administruar nga Tan Agolli e ka justifikuar rritjen e taksave duke e konsideruar si nje domosdoshmeri per ruajtjen e mjedisit ne kryeqytet por edhe pse biznesi i paguan rregullisht ambienti perreth le shume per te deshiruar. Cdo njeri e di se sherbimet qe ofron Bashkia e Tiranes nuk jane ne nivelin e kerkuar.
Pertej ketyre fakteve biznesi i vogel dhe i mesem ne Tirane po perballet prej kohesh me veshtiresi te cilat kane te bejne me taksat e rritura shumefish nga Bashkia e Tiranes. Gjithsesi jane pikerisht taksa gjobe e gjelberimit dhe gjoba e pastrimit qe ne kater vitet e fundit kane njohur nje rritje katerfish. Kjo barre fiskale e rritur arbitrarisht nga administrata e Bashkise eshte ajo qe po rendon aktivitetin e shume bizneseve te vogla e te mesme ne kryeqytet.
Nese keni nje peme perpara biznesit tuaj atehere ju do te paguani 280 mije leke sepse kaq eshte gjobabashkiake.
Sic kuptohet ndersa Rama kerkon transparence neper rrethe te Shqiperise pikerisht aty ku ai administron taksat jane ekstravagante. Rritje galopante e taksave vendore ne Tirane kane pesuar nje rritje te madhe per vitin 2010 sepse gjoba sherben per te mbushur thesarin ne prag te rifillim te protestave te tetorit.