E Diel, 1 Nëntor 2026

Popullariteti i Obames po bie mund ta shpetoje vetem Tea Party

Nje force e trete politike krahas demokrateve dhe republikaneve. Kandidatet e levizjes konservatore Tea Party mund ti mundin republikanet ne zgjedhjet per ne Senat dhe ne Kongres gje e cila eshte nje lajm i mire per Obamen pikerisht ne momentin qe ai po gezon nje mbeshtetje te vogel sepse zgjedhesit e djathte jane te percare.

Para zgjedhjeve te muajit nentor amerikanet po shfaqin nje pakenaqesi gjithnje e ne rritje per Presidentin Barack Obama dhe me faktin qe Partia Demokrate aktualisht kontrollon Kongresin. Por kjo nuk do te thote se ne zgjedhje mund te fitojne republikanet sepse ne skenen politike amerikane eshte shfaqur nje force e re dhe e paparashikueshme. Pikerisht ne mesin e mandatit presidencial te Obames me 2 nentor do te mbahen zgjedhjet per te gjitha 435 vendet ne Dhomen e Perfaqesuesve dhe per 37 nga te 100 vendet ne Senat. Udheheqesit republikane shpresojne se popullariteti gjithnje e ne renie i Presidentit demokrat Barack Obama do tu sjelle atyre fitoren dhe shumicen ne te dyja dhomat e Kongresit ne menyre qe ti bejne opozite qeverise. Republikanet duan te kapitalizojne zemerimin ne rritje te amerikaneve per shkak te stanjacionit te ekonomise se SHBA-ve. Paketa e ndihmes ekonomike te qeverise dhene ne fillim te mandatit te Obames konsiderohet sot kryesisht si nje ndihme dhene bankave dhe disa degeve te biznesit dhe jo si nje strategji e suksesshme per krijimin e vendeve te reja te punes. Biznesmenet nga ana e tyre ankohen se pasiguria ekonomike dhe mundesia e futjes se taksave te reja do tu beje te pamundur punesimin e punetoreve.

Megjithese administrata amerikane pajtohet me faktin se situata kishte per te qene shume me e keqe pa ato injeksionet financiare dhene nga Shtepia e Bardhe argumente te tilla nuk do ti bejne votuesit per vete. Papunesia ka rritur nje numer dyshifror dhe sipas statistikave zyrtare kufiri i varferise ka arritur ne 14 te popullsise gje e cila eshte shifra me e madhe ne keta dy dhjetevjecaret e fundit. Rezultatet e anketimit te opinionit publik tregojne se shpresat qe ekzistonin ndaj administrates se Obames po zhduken me shpejtesi. Megjithese mbeshtetja qe u jepet qe te dyja partive eshte e dobet votuesit shprehen se jane te prire tu besojne me shume republikaneve sesa demokrateve per ceshtjet e rendesishme politike perfshire ato ekonomike te taksave sigurise kombetare luftes ne Afganistan imigracionit respektimit te qeverise perkujdesjes shendetesore dhe te arsimit. Madje 62 e te anketuarve mendon se vendi po ecen ne rruge te gabuar ndersa kunder Obames jane shprehur 52 e njerezve ne nje kohe qe pro tij jane 45 e tyre. Megjithese eshte dicka e zakonshme qe presidentet amerikane te perjetojne nje renie popullariteti ne mesin e mandatit te tyre renia poshte e Obames nuk ka shembuj se paku ne radhet e presidenteve te koheve te fundit. Megjithate nuk eshte se Presidenti ka shanse te keqija. Perkunder pritmerise se madhe se ne muajin nentor republikanet do te perfitojne nga kutite zgjedhore ekzistojne shenja qe tregojne se si republikanet ashtu edhe demokratet mund te dalin me rezultate te keqija.

Pas rezultateve te keqija ne perzgjedhjen e kandidateve republikane udheheqja e kesaj partie eshte gjithnje e me shume nervoze per shkak te ndikimit gjithnje e me te madh te levizjes qe po i kundervihet asaj - levizja Tea Party Levizja e Cajit. Rrenjet e ketij termi gjenden ne protesten kunder taksave britanike te vitit 1773 te quajtur Cajtorja e Bostonit Boston Tea Party - kohe ne te cilen kolonistet amerikane protestuan kunder taksave te vendosura nga ana e Parlamentit britanik te asaj kohe dhe njekohesisht sepse nuk u lejohej kolonisteve amerikane per tu perfaqesuar ne ate parlament. Kjo proteste atehere ishte nje nga nxiteset kryesore te luftes per pavaresine e Amerikes. Levizja e sotme Tea Party me se shumti eshte nje levizje konservatore e cila eshte per kufizimin e ndikimit te shtetit dhe kundershton hyrjet gjithnje e me te medha ne buxhetin shteteror dhe taksat gjithnje e me te larta. Besohet se ka lidhje financiare me qarqet e biznesit te antidemokrateve. Kjo levizje joformale eshte bashkuar kunder planeve te Obames per perkujdesjen shendetesore paketave te tij te nxitjes shteterore dhe propozimeve per te hequr lehtesite taksore per ata qe kane te ardhurat me te medha. Tea Party eshte shfaqur ne politiken amerikane ne vitin e kaluar pa ndonje deshire te spikatur per tu bere nje parti politike si nje force politike e cila do te rinovonte republikanet dhe do te eliminonte nga jeta politike politikanet qe i konsideronte Insajdere te Uashingtonit.

Perpjekjet e deritanishme per formimin e nje partie te trete mbarekombetare kane deshtuar sepse nuk kane pasur as mbeshtetjen e duhur financiare dhe as ate te votuesve dhe faktit qe te dy partite ekzistuese ishin kunder saj. Megjithese ne politiken amerikane ekzistojne parti te vogla ato jane me teper personale dhe te perqendruara ne ceshtje specifike si problemet e mjedisit apo ato te konsumatoreve. Gjate fushates se deritanishme parazgjedhore kandidatet e estabilishmentit te tanishem republikan kane perjetuar humbje ne disa shtete perballe kandidateve te Tea Party perfshire Nevaden Koloradon Floriden Kentakin dhe Alasken. Nje nga zhgenjimet me te medha ishte ne rastin e kandidates se Tea Party Christine ODonnell e cila fitoi kunder kandidatit te njohur dhe me reputacion te republikaneve ne garen per nominim ne Senat ne Delaver. Vendi ne Delaver ka mbetur bosh sepse Joe Biden eshte bere zevendespresident prandaj parashikohej se ai vend mund te fitohej nga demokratet ose ne fund te fundit edhe nga republikanet. Po ne vend te tyre triumfoi Christine ODonnell gje e cila shkaktoi shume shqetesim ne radhet e udheheqjes se republikaneve sepse Delaveri eshte nje nga disa shtetet ne te cilat republikanet mund te fitonin dhe me kete te mund te kontrollonin Senatin. Zonja ODonnell konsulente marketingu pak e njohur e cila gezon mbeshtetjen e Sarah Palinit te cilen Partia Republikane e ka kandiduar si zevendespresidente ne zgjedhjet presidenciale te vitit 2008 ndersa tani ate e mbeshtetin aktivistet e Tea Party.

Suksesi i levizjes Tea Party ka ndikuar edhe tek ata qe kishin ndermend te hiqnin dore nga votimi ose edhe te votonin per demokratet. Strateget republikane frikesohen me shume per faktin se Tea Party nuk do ti drejtohet ndonje spektri te gjere te trupit zgjedhor sepse me sa duket ata kane lidhje kryesisht me fundamentalistet e krishtere ose edhe sepse kandidatet e tyre nuk kane eksperiencen e duhur ne qeverisje por ama mund te shkaktojne polarizim dramatik ne shoqerine amerikane. Ne realitet republikanet nuk kane ndonje udheheqje te perbashket e cila do te mund te bente per vete kritizeret e matur dhe te pavarur ndaj pushtetit te Obames. Sarah Palin ka mbeshtetur shumicen e kandidateve te levizjes Tea Party por gjithsesi republikanet e matur nuk e konsiderojne ate ndonje burim kushedi se cfare per te shkaktuar ndarje ne parti. Baza e saj zgjedhore gjendet ne radhet e konservatoreve te krishtere me ndikim te kufizuar ne radhet e centristeve dhe u eshte kundervene ashper demokrateve dhe liberaleve. Nese levizja Tea Party dhe konservatoret e krishtere do te ndikojne ne percaktimin e kandidateve republikane demokratet jo vetem qe do te perfitonin ne garen e afert per ne Kongres por edhe Obama do te fitoje nje mandat te dyte ne Shtepine e Bardhe. Kur behet fjale per zgjedhje kombetare amerikanet jane ne pergjithesi centriste dhe te matur dhe nuk votojne me qejf per ndonje kandidat te cilin e perceptojne si militant dhe te ideologjizuar apo qe nuk ka eksperiencen e duhur si politikan dhe si lider. Ne cdo rast ne zgjedhjet presidenciale te vitit 2010 udheheqesit demokrate do ta shfrytezojne kete fakt gje e cila do te beje qe shumica e votuesve te ndieje frike nga kandidati i Partise Republikane ne percaktimin e kandidatures te te cilit levizja Tea Party ka nje rol vendimtar.

Marre nga revista Nacional Zagreb Kroaci.

Perktheu nga gjuha kroate Xhelal Fejza

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›