Tia heqesh vizen vetes

Bruksel -Tirane. Vjeshte 2010. Lajmi vjen me Oksident Ekspres Propozimi i eurodeputetes Tanja Fajon per heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen eshte miratuar sot dje nga Komiteti i Drejtesise dhe Puneve te Brendshme te Parlamentit Evropian. Voten pro e kane dhene 49 eurodeputete nderkohe qe dy prej tyre nga Holanda kane votuar kunder. Votimi i radhes do te mbahet me 7 tetor nga Parlamenti Evropian ku pritet te jepet vota lsquopro per shkak se grupimet me te medha politike ne kete Parlament tashme kane deklaruar mbeshtetjen per heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen. Vendimi perfundimtar do te jepet me 9 nentor nga ministrat e Brendshem te BE-se e pas ketij miratimi duhen 20 dite qe vendimi te hyje ne fuqi. Ky ishte lajmi qe startoi ne paraditen e djeshme ne shumicen e mediave shqiptare qe e shquajne si ogurmbare. Keshtu i vihet kapak kutise se Pandushkes pas nje epoke qe u allnuam me Evropen vetem e vetem se baballaret e ketyre nipave te sotem opozitare e pane te paudhes ta projektonin ndryshe te ardhmen e Shqiperise.
Por si valle Duke mbyllur syrin e djathte e duke shquar vetem me te majtin duke qelluar te 10-a armikun e popullit shqiptar rrezikun anglo-amerikan borgjezet e mikroborgjezet e Perendimit ashtu si dhite e zgjebosura me bishtin perpjete me dyfekun me gjalme te vendosur ne stanokun prej druri edhe pse ashtu te baltosur e zgjyrosur rraskapitur e katosur pergjunje e perdhune prane poligoneve me eternit te grizte apo ashtu shakull ne djerrinat e kuqerremta te fushave e maleve kodrave e mocaleve. E perbashketa ishte nje dhe vetem nje Perendimi. Ata bijte e shekullit te ri qe Perendimin lane ne shenjtnin e tij e qellonim me fisheke manovre dhe ai gremisej hunde e buze vetem e vetem se ishte qelluar ne koke nga pushkatare e pushkatare me ymer si Koleka Gjoni Bushati Balluku Peza Gjinushi Ngjela madje edhe Cuko Gjermeni e Pojani etj.
Moske - Tirane. Vjeshte 1944. Treni Orient Ekspres rreshqiste harbueshem mbi binaret e kobit. 66 vjet me pare numer jo i kendshem per supersticiozet baballaret festonin ndarjen me Perendimin dhe bashkejetesen me Lindjen. Lajmi mori dheacutene. Shqiperia ishte tashme kuqalashe. Me kuc e me mac ne rruge. Nje sere festash geluan asaj vjeshte. Ato ishin te reja fringo fare aq sa askush si kishte provuar me pare. Prandaj edhe dalldisi vegjelia. 16 shtatori 1 tetori 16 Tetori 8 Nentori 29 Nentori te gjitha keto lsquofesta geluan si kerpudhat mbas rrebeshit.
Pikerisht 66 vjet me pas. Vjeshte 2010. Festa e baballareve u kthye ne mort te bijve. Sikter Lindjes bujrum Perendimit. Dhelpra te kuqerremtin bisht e nderron edhe ne portokalli por zakonin e intrigave e kurtheve te strofkes se saj prane kasolles se Galigatit as qe e harron. Prandaj keta bijte e sotem te baballareve edhe per force zakoni protestojne kur hyhet ne NATO kur nenshkruhet Asocim-Stabilizimi kur pergatitet integrimi e gatitet liberalizimi ne BE. Kjo eshte normale. Anormale do te kishte qene nese ne keto data perendimore datelindoret te festonin.
Por ja qe qari e qederi jane moter e vella thote populli jo vegjelia. Madje jane edhe binjake. Pas muzgut te dites se 28-te te nentorit 1944 gjithcka perendoi per shqiptaret. Moren tri viza te kuqe. Morem mandaten e Lindjes. Pas muzgut te pritshem te dites se 28 te nentorit 2010 Perendimi rishfaqet ne horizontin e shqiptareve. Vizat e kontinentit blu. Bashke me kete vize qe shqiptaret marrin per ne Perendim ka nje vize tjeter qe hiqet madje trashe sa smban me. Ate date i hiqet viza perfundimisht del nga defteri pikerisht kreu i PS-se si dhe te gjitha pjellat me pese yje te maternitetit te kuq. Nje here e mire saktesisht pas 66 vitesh saktesisht ne te njejtin muaj saktesisht ne te njejten date.
Cilido shqiptar qe ka prekur te 70-at po perjeton lirine e dyte perendimore. Per te tjeret fatmiresisht e fatkeqesisht eshte hera e pare. Dhe si e tille gezimi eshte i vetekuptueshem. E gezofshim fillimin e procedurave ne bashki te divorcit me Lindjen
Megjithate te gjitha fatkeqesite nuk vijne per keq per kobndjellesin. Edi Rama mund edhe te ngushellohet kur parasheh se kish ne krah edhe dy portokallinj te Gert Vildersit qe nuk e lane ne batak kryelojtarin me te njejten fanelle. Golat e nderit kane kuptim mjaft kuptim aq me teper kur veren se lojes edhe lojtarit po i vjen fundi i dhimbshem.
Zakonisht lsquoultrasit e ekipit humbes jane ata qe pas ndeshjeve bertasin e ulerasin rrugeve madje thyejne edhe ndonje xham shtijne ne ajer edhe pa dashje me qellim qellojne me thike edhe ndonje kalimtar te rastit. Jane thjesht lsquoultras te zhgenjyer rende prandaj edhe prej tyre nuk mund te presesh nje reagim me ndryshe. Si rastesisht fati i kryeportokallit tiranas ndjek ate te portokallinjve safi qe plasen nga marazi se spanjollet ua moren nga dora Kupen e Botes Afrika e Jugut 2010. Me pas kalimtaret rruget xhamat dhe lokalet e kontinentit te zi e pesuan zi e me zi.