Tensionet SHBA-Iran po shpalosen ne Irak
Irani luan rolin e nje autoriteti demtues ne Irak. Teksa luftojne per ndikim ne Irak a mundet Teherani dhe Uashingtoni te gjejne gjuhen e mirekuptimit
Iraku eshte vendi kryesor i konkurrences strategjike midis Iranit dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Qe kur forcat amerikane pushtuan Irakun me 2003 Irani ka shfaqur vullnet te plote per zgjerimin e pushtetit ne rajon. Edhe pse jo teresisht i suksesshem ka fituar nje intensitet strategjik ne Irak.
Kur u shkelen interesat amerikane dhe iraniane Republika Islamike mundi te perkrahe Shtetet e Bashkuara te Amerikes qe te rriste pushtetin e vet.
Kontradikta e dukshme mbi aktivitetet ne Iran e beri kete te fundit te quhet nje autoritet demtues ne Irak me kalimin e kohes sjellja e Iranit si nje autoritet i tille ka minuar edhe aftesine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per ta frenuar ate.
Marshimi i stuhishem i administrates se Bushit me 2003 i shokoi dhe i frikesoi te gjithe ne Teheran. E rrethuar nga trupat amerikane qe operonin ne kufirin me lindor te Afganistanit dhe me pas ne kufirin me perendimor ne Irak Republika Islamike pati frike se ky do te ishte synimi tjeter.
Por kur Sadam Hysein u menjanua ndash personi qe solli me shume shkaterrim se kushdo tjeter ne Iran prej shekujsh ndash pushtimi amerikan gjithashtu i dorezoi Teheranit nje dhurate te pacmueshme strategjike mundesine per te perkrahur nje qeveri te favorshme Shiite ne vend te Sadamit.
Republika Islamike vendosi ti pergjigjej kesaj situate te krijuar me nje strategji triplaneshe per te fuqizuar Shia-t ne Irak e beri pushtimin e Irakut si te veshtire dhe te kushtueshem per Shtetet e Bashkuara te Amerikes pa u perballur drejteperdrejte me trupat amerikane dhe krijoi nje mundesi reprezaljesh brenda Irakut qe te frenonte Shtetet e Bashkuara te Amerikes nga sulmi ne Iran.
Kur Shtetet e Bashkuara te Amerikes shperbene ushtrine irakene pas pushtimit u hapen dyert per Shias-it ku perfshiheshin edhe ata qe mbeshtesnin Iranin per tu bashkuar me pas me forcat e sigurise.
Kjo gje lejoi edhe forcat e sigurise iraniane te krijonin rrjetin e tyre brenda Irakut. Irani ishte garanti me i rendesishem i dy organizatave me te medha Shiite ne Irak Keshilli Daea dhe ai suprem per revolucionin islamik ne Irak nje grup me nje milici me te pakten 15 mije luftetare.
Irani ne ate kohe kishte marredhenie te shkelqyera me 2 partite kryesore politike kurde dhe me institucionin klerik Shiit te Irakut.
E gjitha kjo garantoi influencen e Iranit brenda Irakut te ri.
Ne fazen e hershme te pushtimit Presidenti Muhamed Khatami shprehu vullnetin e tij per te bashkevepruar me Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne Irak ashtu sic kishin vepruar edhe ne Afganistan per te shperbere talebanet.
Uashingtoni nuk e pranoi oferten dhe Irani iu pergjigj me miresjellje dhe kerkoi terheqjen e trupave amerikane hetoi legjitimitetin e qeverise se tranzicionit Autoritetin Krahinor te Koalicionit dhe kerkoi formimin e nje qeverie vendase ne Irak.
Kur presidenti amerikan Xhorxh Bush bente thirrje per demokraci ne Irak Republika Islamike nxiti zgjedhjet kombetare. Ajatollahet e Teheranit pranuan qe po te mbaheshin zgjedhjet Shiat do te ishin ne fuqi ne mazhorance.
Irani deshiron qe Iraku te jete nje fqinj i stabilizuar por gjithashtu deshiron te kete mundesi raprezaljesh kunder Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Lideret iraniane nuk ishin dhe aq te besueshem sidoqofte partneret e tyre SCIRI dhe Daea po bashkepunonin me Shtetet e Bashkuara te Amerikes lidhur me aftesine e tyre per te qeverisur Irakun. Keshtu qe filluan te perkrahnin grupet Shiite vecanerisht Ushtrine Mahdi te drejtuar nga Muqtada al-Sadr nje klerik iraken qe ishte shume kritik ndaj Iranit por i gatshem te luftonte kunder trupave amerikane.
Teherani e ka pare kete klerik te ri si nje idiot te dobishem qe nganjehere meriton burgun. Nga mesi i vitit 2004 Uashingtoni ngriti zerin per kunderveniet midis trupave amerikane dhe Ushtrise Mahdi ne Irakun jugor ku u penguan zgjedhjet e planifikuara per vitin 2005.
Teherani sakaq dergoi nje delegacion per te nxitur Sadr-in ti jepte fund revoltave. Perfundimisht nga fundi i gushtit 2004 pati nje armepushim.
Zgjedhjet u mbajten sic ishin planifikuar dhe nje koalicion i Shiit-eve ku dominonte Aleanca e Irakut te Bashkuar dhe dy partite kryesore kurde te cilat kishin marredhenie te mira me Iranin fituan komanden.
Kjo ishte nje fitore e madhe per Iranin por situata shpejt doli nga kontrolli. Iraku perjetoi nje lufte sektare qe e pati kulmin me shkaterrimin e nje xhamie te al-Askaritt prej al Kaedes me 2006 nje faltore Shiite e shenjte.
Dhuna nuk u perhap jashte Irakut. Duke iu frikesuar nje lufte sektariane qe mund te nderlikonte ngritjen e Shia-ve ne pushtet Irani dhe Sistani kerkuan qe Shia-t te rezistonin ne kunderpergjigjen kunder Suniteve.
Ne lidhje me shtimin ne numer te ushtrise amerikane qe nisi me pas arriti qe Iraku te stabilizohej.
Edhe pse Irani u bashkua per bisedime me Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne Bagdad me 2007 per te biseduar per situaten e sigurise ne Irak disa zyrtare irakene dhe ushtarake amerikane e kane akuzuar Iranin per furnizimin me arme dhe perkrahjen financiare ndash rreth 3 milione dollare cdo muaj gjate vitit 2009 ndash ndaj ushtrise Mahdi dhe ushtarakeve te tjere Shiite.
Nje mbeshtetje e tille eshte ne perputhje me strategjine iraniane ajo do qe Iraku te jete nje fqinj i forte Shiit por nga ana tjeter deshiron te kete mundesi raprezaljesh kunder Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Qe nga viti 2008 synimi me i rendesishem strategjik ne Irak formimi i nje qeverie me dominim Shiit ne Bagdad ishte i sigurte.
Teherani e ktheu vemendjen kah marreveshja e terheqjes se trupave amerikane. Regjimi e bindi kryeministrin e Irakut Nouri al-Maliki qe te merrte 2 masa nje afat deri ne dhjetor te vitit 2011 per Shtetet e Bashkuara te Amerikes per te perfunduar terheqjen nga Iraku dhe nje marreveshje qe toka irakene deti dhe ajri nuk do te perdoret si nje pike tranzite per sulmet kunder vendeve te tjera.
Me kete mbrojtje shuhej frika e Iranit prej sulmit amerikan. Ende edhe sot toni politik i Iranit i vendosur prej presidentit Mahmud Ahmedinexhad eshte bere me agresiv.
Opinioni mbizoterues ne Teheran ishte qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes kishin rene ne nje mocal ne Irak dhe kishin nevoje qe Irani te stabilizonte situaten.
Ne kendveshtrimin e Teheranit Amerika eshte bere me e sigurt ne ndikimin e vet mbi Irakun.
Irani vazhdon te besoje se mund ti rezistoje politikes se Shteteve te Bashkuara te Amerikes nese rrit ndikimin ne Irak ashtu sic ka bere me rajonin e Heratit te Afganistanit.
Ndikimi i madh i Iranit brenda qeverise se Irakut dhe forcave te sigurise rritja e ekonomise midis dy vendeve e ka bere te pashprese qe Iraku do te perkrahe sanksionet e Kombeve te Bashkuara kunder programit berthamor te Iranit.
Iraku eshte importuesi me i madh i Iranit. Me 2003 importet nga Iran shkuan deri ne nje total prej 184 milione dollaresh me 2008 kjo shifer ishte 7 bilione dollare dhe pritet qe deri me 2012 te shkoje deri ne 12 bilione dollare.
Iraku eshte gjithashtu shume i varur nga importet e energjise prej Iranit.
Me 2009 u importua 1 bilione dollare energji ndash 40 e se ciles ishte elektriciteti dhe 30 ishin produkte te rafinuara te petroleumit.
Irani ka qene gjithashtu i perfshire ne rindertimin e infrastruktures se energjise ne Irak. Me 2007 p.sh. Teherani nenshkroi nje kontrate prej 150 milione dollaresh per ndertimin e nje impianti te fuqishem ne Bagdad prej 300 megavatesh dhe me 2008 u ra dakord per ndertimin e nje linje elektriciteti prej 400 megavatesh midis Abadanit nje port ne jugperendim te Iranit dhe Alharases ne skajin me jugor te Irakut.
Irani ka investuar shume edhe ne Basra nje port shume i rendesishem strategjik dhe qyteti me i madh i dyti ne radhe i Irakut Irani planifikon te zhvilloje nje zone me tregti te lire dhe te ndertoje tubacione nafte prane qytetit te Abadanit.
Edhe marredheniet tregtare me Kurdistanin jane zhvilluar se tepermi ka me shume se 100 kompani qe operojne aty dhe Kurdistani ka transportuar nafte ne Iran ne shkembim te importit te elektricitetit iranian.
Si rrjedhim Iraku zor se mund ti lejoje vetes ndonje ndjenje armiqesie me Iranin.
Zbatimi i sanksioneve te Irakut mund te sjelle pasoja te demshme per rikonstruktimin e tij. Madje nese Bagdadi ndash nen presionin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ndash perpiqet te zbatoje keto sanksione ka per te ringjallur rrjetin e pergjumur te kontrabandes qe behet midis Iranit dhe Irakut ne nje kohe kur Kombet e Bashkuara i imponojne sanksionet ne Irak nga viti 1991 deri me 2003.
Ky rrjet thjesht pasuron kleptokratet iraniane dhe irakene qe e administrojne ate. Sanksionet nga disa vende evropiane i kane siguruar Iranit produkte shume te nevojshme dhe nuk e bindin Republiken Islamike per te ndryshuar politikat e tij berthamore do te dukej naive te mendonim se shkembimet tregtare me Iranin do ta benin ate te ndryshonte drejtim.
Nga ana e vet Teherani e sheh Ameriken si nje fuqi qe nuk e zoteron durimin. Sipas Hoshyar Zebarit ministrit te jashtem te Irakut Ahmedinexhad kohet e fundit eshte shprehur se Amerikanet kane mbjelle nje peme ne Irak. Ata e ujisin kete peme e krasisin dhe kujdesen per te. Pyeti miqte e tu amerikanet perse po largohen tani pikerisht ne kohen kur pema po nxjerr frute.
Ne te vertete ne te njejten kohe kur Irani ka investuar shume ne Irak me synimin per te ndenjur Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane nisur te largohen ndash ish ambasadori amerikan ne Irak Ryan Crocker e quajti kete si mungese durimi strategjik.
Padyshim qe zgjedhjet e marsit 2010 ne Irak e nderlikuan edhe me shume situaten ne Iran. 5 muaj pas zgjedhjeve partite e medha kane deshtuar te formojne nje qeveri.
Ende Irani do te vazhdoje te jete nje fuqi qe merret ne konsiderate prej Irakut. Por Shtetet e Bashkuara te Amerikes me apo pa durim strategjik kane per te qene me te pushtetshem madje shume me teper.
Largimi i trupave amerikane nga Iraku ne shtator te 2010 nuk shenon fundin e angazhimit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Irak. Marreveshjet e sigurise midis Irakut dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes kane krijuar nje fondacion per nje bashkeveprim me te ngushte per dekadat qe do te vijne.
Per me teper lidhjet politike dhe ekonomike midis 2 vendeve jane shume te forta qe te mund te minohen prej Iranit.
Irani po ashtu ka cenueshmeri qe mund ti vene cak ambicieve te tij.
Shiat irakene jane ndare ne drejtimet e tyre ideologjike dhe socio-ekonomike madje shume prej tyre jane kritike per Iranin. Nacionalizmi i Irakut ndash historikisht dyshues ndaj persianeve ndash ka epersi. Debatet e vjetra per territorin midis Irakut dhe Irani vecanerisht mbi sovranitetin e Shatt al-Arab mund te sundojne te armiqesite e vjetra.
Kufijte misterioze brenda elites qeveritare te Iranit qe duken ne siperfaqe pas fitores zgjedhjes konfliktuale te Ahmedinexhadit si president me 2009 dhe rritja e pakenaqesise midis nje segmenti te madh te popullsise iraniane ka te ngjare qe te nderlikojne ne ndonje aventure politike ne Irak.
Mbi te gjitha duke vepruar si nje fuqi e kalbur kjo nuk sjell nje zevendesues qe perkrah politiken e jashtme konstruktive. Zor se Irani do te jete i afte te konsolidoje fitimet ne Irak madje mund te humbase shume nga ajo qe ka arritur deri me tani nese nuk bashkepunon me Shtetet e Bashkuara te Amerikes per nje vizion te ri ne dobi te se ardhmes se vendit.
Perktheu Rudina Dahri