E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB: 1 milion sirianë në nevojë pa ndihma

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se 1 milion sirianë, shumica prej tyre nëpër zona të konflikteve, kanë nevojë të menjëhershme për ndihma ushqimore, pasi qeveria e Sirisë ka reduktuar shpërndarjen e tyre.

Zëdhënësja e Programit Botëror për Ushqim Elisabeth Byrs ka thënë se kjo agjenci e OKB-së u ka shpërndarë banorëve siriane për çdo muaj racione me vlerë prej 1.5 milion dollarë. Vlerësohet se në Siri aktualisht janë rreth 2.5 milion njerëz në nevojë.

Kjo organizate ka bërë të ditur se është e pamundur që të shtohet ndihma pasi vetëm një numër i vogël i organizatave janë të autorizuara që të shpërndajnë ndihma në Siri. OKB vlerëson se numri i njerëzve të vrarë gjatë konfliktit 21 mujorë ka arritur më shumë se 60 mijë.

Gjithashtu, kjo organizatë bën të ditur se numri i refugjatëve sirianë gjatë muajve të fundit është rritur nga 500 në 600 mijë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›