E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri slloven akuzohet për korrupsion

Komisioni Slloven i luftës kundër korrupsionit zbuloi sot se kishte gjetur parregullsi në aktivitetet dhe llogaritë në banka të kryeministrit konservator, Janez Jansa dhe kryetarit të Bashkisë se kryeqytetit Lubjanës të qendrës së majtë, Zoran Jankovic.

"Ne kemi gjetur shkelje të shumta të detyrimit të ligjshëm bërë për një person publik për deklarimin e pasurive në fushat e transaksioneve likuid dhe pronësisë së pasurive të patundshme dhe të tundshme'', deklaroi presidenti i këtij komisioni, Goran Klemencic, në kuadër të hetimit për Janez Jansan, drejtues i Partisë Demokrate SDS (qendra e djathtë, forca e dytë në Parlament).

"Ne zbuluam se këto të ardhura ishin rritur në mënyrë të pashpjegueshme dhe me disproporcion prej 210 000 eurosh nga viti 2004 dhe 2012'', shtoi ai.

Komisioni zbuloi gjithashtu për Zoran Jankoviç, drejtues i partisë së opozitës së qendrës së majtë ''Slovenia Pozitive'' (grupi i parë parlamentar), një shkelje të vazhdueshme dhe të përsëritur të detyrimeve për deklarimin e pronave dhe të ardhurave. Komisioni vendosi të hetojë për të gjithë drejtuesit e partive pas zgjedhjeve legjislative të muajit dhjetor 2011 dhe u vërejtën parregullsi vetëm për Janez Jansa dhe Zoran Jankoviç./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›