E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryesia e PD Berisha Ti japim vendit nje president me integritet

Partia Demokratike mblodhi pasditen e sotme kryesinë e saj për të diskutuar lidhur me procesin e  zgjedhjes së Presidentit. E ndodhur një ditë para votimit të parë për kreun e ri të shtetit, kupola blu përmes liderit të saj, Sali Berisha bëri publik dhe njëherë tjetër qëndrimin e saj mbi këtë çështje. 
“T’i japim vendit presidentin më të besueshëm dhe me shkallën më të lartë të integritetit. Por një frymë e tillë nuk gjen pasqyrim tek opozita. Rama kërkon ta kthejë presidentin në çështje pazaresh. Erdhi me kushte dhe ultimatume”, vuri në dukje, Kryeministri Sali Berisha. 
Madje, duke e përforcuar më tej një qëndrim të tillë, kreu i ekzekutivit risolli dhe njëherë tjetër deklaratën e kryetarit Rama, me piketat e saj kryesore. 
“Në deklaratën e sotme Rama bën fjalë për kriza, killera, për ekzekutime, duke dhënë kështu një shembull jashtëzakonisht të papranushëm për këtë kohë. T’i shpallësh anëtarët e KQZ armiq dhe të kërkosh t’i shkarkosh menjëherë, në një kohë kur ne flasim për një proces me një konsensus sa më të gjerë për zgjedhjen e presidentit”, u shpreh Berisha.  
Bazuar pikërisht në këto deklarate dhe në vetë veprimet e PS-së, kreu i mazhorancës akuzoi ramin se po ndjek nmjë politikë bllokuese, në dëm të integrimit të vendit. 
“Ishte ky zotëri dhe zëvendësat e tij që një javë më parë akuzuan Berishën që po zvarrit reformat për t’i lidhur me procesin e presidentit, ndërkohë që sot shohim të kundërtën. Në vend që të nisim me përpjekje serioze përpara shqiptarëve, Rama nis me akuza me kilometrat të tëra ndaj kundërshtarëve, ku  sot u shtri dhe tek KQZ, tek kryeatri anëtarët e me rradhë. Oferta jonë është e thjeshtë të zgjedhim me konsensus presidentin të kompletojmë reformat”, nënvizoi Berisha, gjatë fjalës së tij përpara anëtarëve të kryesisë së PD-së. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›