OKB: 3000 viktima në Siri, që prej nisjes së protestave
Më shumë se 3 mijë persona janë vrarë në Siri, që prej nisjes së protestave kundër regjimit të presidentit Bashar al Asad, ndërsa në dhjetë ditët e fundit janë të paktën 100 viktima. Shifrat vijnë nga Komisineri i Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, Navi Pillay.
Mes viktimave figurojnë të paktën 187 fëmijë, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga Gjeneva. Është e nevojshme që i gjithë komuniteti ndërkombëtar të veprojë para se kjo shtypje e pamëshirë ta çojë Sirinë drejt një lufte të vërtetë civile, thuhet në deklaratë.