E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Mbrojtja e te miturve objektivi i qeverise shqiptare

Kryeministri Sali Berisha u takua diten e djeshme me ish-ministrin njekohesisht dhe ish-senatorin francez Robert Badinter i cili po zhvillon nje vizite ne vendin tone te mbeshtetur nga UNICEF-i me qellim mbeshtetjen e reformes per Drejtesine per te Miturit. Kreu i qeverise shqiptare vleresoi mbeshtetjen qe UNICEF-i ka dhene dhe jep ne vendin tone ne mbeshtetje te programeve per mbrojtjen e te drejtave te te miturve ne sistemin e drejtesise si dhe vleresoi viziten e zotit Badinter si nje kontribut te rendesishem ne kete drejtim. Nga ana e tij zoti Badinter vleresoi perpjekjet dhe arritjet serioze te qeverise shqiptare ne drejtim te permiresimit te kushteve ne mjediset e paraburgimit dhe institucionet e vuajtjes se denimit per sa i perket trajtimit te te miturve ku verehet nje permiresim i dukshem dhe ngritje ne nje nivel me te larte. Gjithashtu Badinter vleresoi perpjekjet e qeverise shqiptare dhe institucioneve perkatese per arritjen e standardeve me te larta te Keshillit te Evropes per sa i perket mbrojtjes se te drejtave te femijeve. Ndersa Kryeministri Berisha siguroi se qeveria do te marre te gjitha masat e nevojshme per te plotesuar e permiresuar kuadrin ligjor ne menyre qe te krijohet nje baze solide ligjore per trajtimin e kesaj kategorie te miturish me qellimin final integrimin e tyre si qytetare te denje ne shoqeri. Ne vijim te axhendes se tij Kryeministri Berisha priti dhe nje delegacion nga komunat e Presheves Bujanovcit dhe Medvegjes te kryesuar nga Galip Beqiri kryetar i Keshillit Kombetar te Pakices Kombetare Shqiptare. Ai iu uroi mireseardhjen miqve kosovare si dhe i siguroi ata se qeveria shqiptare do te vazhdoje te mbeshtese popullsine e ketyre krahinave ne fushen e arsimit me tekste shkollore per arsimin fillor dhe te mesem si dhe me aktivitete per trajnimin e mesuesve te gjuhes shqipe. Nder te tjera ai theksoi rendesine e ruajtjes se identitetit kombetar dhe kulturor si dhe respektimin e te gjitha lirive dhe te drejtave qe burojne nga konventat nderkombetare te domosdoshme per nje vend demokratik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›