Idrizi Shqiptaret e amerise do te kthehen nje dite
Kreu i Partise Drejtesi per Integrim dhe Unitet Shpetim Idrizi mori pjese diten e djeshme ne prezantimin e librit Zeusi te studiuesit Rasim Bebo nga ku u shpreh se rruga e zgjidhjes se ceshtjes came eshte ne radhe te pare nepermjet trashegimise kulturore historike dhe te kujtimit kolektiv mbi kete ceshtje. Kur flasim per ceshtjen came nuk flasim vetem per kthimin e shqiptareve ne Cameri qe do te behet nje dite por flasim per kulturen qe shqiptaret e kesaj treve kane dhe qe eshte pjese e trashegimise sone kombetare flasim per historine e tyre dhe per kujtimin kolektiv qe jo vetem ne qe jemi nga keto treva por qe te gjithe shqiptaret e kane. Shpesh here kur flasim per ceshtjen e shqiptareve te Jugut une e them se kemi te bejme mbi te gjitha me perplasjen e dy qyteterimeve atij iliro-pellazgjik dhe atij helenik dy qyteterime qe jane ndare sic thoshte edhe Tuqididi nga gjiri i Ambrakise - tha Idrizi. Ndersa presidenti i Nderit i kesaj forca politike Tahir Muhedini theksoi rendesine e madhe qe ka memoria kulturore ne ruajtjen e tradites dhe kultures se komunitetit cam. Ai ka ftuar te gjithe shqiptaret qe te jene te bashkuar ne luften per ruajtjen e tradites kulturore shqiptare si dhe ne kerkimin e te drejtave te popullit cam.Une bej thirrje qe te jemi te gjithe se bashku ne betejen tone. Te gjithe bashke jo vetem shqiptaret e Camerise por te gjithe shqiptaret. Ky liber per brezat e rinj eshte nje dokument historik qe tregon se uniteti eshte i domosdoshem - u shpreh Muhedini.