Topi Bashkepunimi sjell integrimin
Presidenti i republikes Bamir Topi iu ka bere thirrje forcave politike per bashkepunim sepse vetem keshtu mund te arrihet integrimi i vendit ne Bashkimin Evropian. Kreu i shtetit shqiptar ka shprehur keqardhjen e tij personale per pergjigjen negative qe mori vendi yne per mosmarrjen e statusit kandidat ne BE. Topi iu beri thirrje dy forcave te medha politike qe te lene menjane interesat e tyre personale dhe te vene ne plan te pare integrimin e vendit.Apeli im publik eshte qe forcat kryesore politike ne vend te alibive dhe argumenteve partiake kunder paleve respektive duhet te perqendrohen ne nje klime te re dialogu e bashkepunimi serioz per te mbajtur realisht premtimin e dhene dje per shnderrimin e Raportit te BE-se ne axhende te aktivitetit te tyre politik. Eumlshte e qarte se ne keto rrethana kerkohet nje Parlament funksional dhe produktiv nje bashkepunim intensiv ne ceshtjet qe perbejne interes te gjere publik nje qeverisje me transparente dhe ne sherbim te qytetareve veprime konkrete kunder korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin stabilitet ekonomik e klime reale besimi per garantimin e konkurrences se lire ekonomike dhe sigurimin e sa me shume investimeve te huaja ne Shqiperi - eshte shprehur kreu i shtetit. Sipas tij shumica e rekomandimeve te rekomanduara nga BE nuk jane plotesuar ende dhe kjo per shkak te mosbashkepunimit. Ndersa shtoi se Shqiperia ende vijon te kete veshtiresi ne aplikimin e demokracise funksionale.