E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/Vangjel Dule: Pakti i Ramës, dokument i dështuar

14-10-2011 / Gazeta 55

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, u shpreh dje kundër kursit të ri politik të Edi Ramës, përmes paktit politik prej 10 pikash. Sipas z.Dule, ky dokument është një draft i dështuar, pasi i tillë është provuar. “Është kotësi të shpresosh për sukses në politikë në bazë të formulave të cilat sistematikisht janë provuara të dështuara. Nuk mund të karakterizohen lëvizjet tona në momente kaq kritike nga hipokrizia dhe nga interesa që nuk kanë asgjë të përbashkët me interesin e përbashkët të shoqërisë dhe çdo qytetari”, tha Dule. Ai pranon se opozita nuk ka funksionuar siç duhet gjatë viteve të fundit, duke pranuar përgjegjësitë personale dhe ato të partisë që ai drejton. Si pjesë e Opozitës së Bashkuar, Vangjel Dule deklaron se opozita nuk ka treguar koherencë në qëndrimet e saj dhe ka përdorur taktika bllokuese përballë mazhorancës. “Për mendimin tonë opozita ka përgjegjësitë e veta, të cilat në i shohim në inkonsekuencën strategjike, në konfuzionin taktik të aktivitetit të saj”- tha më tej kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›