E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: Ballkani, tranzit për drogën në Evropë

Uashington - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për luftën kundër drogës ka publikuar raportin e fundit rreth rrugëve që çojnë në trasportimin e fshehtë të lëndëve narkotike. Sipas raportit, janë dy rrugë kryesore nëpërmjet të cilave bëhet i mundur kalimi i lëndëve narkotike nga Afganistani drejt Evropës. Ballkani tashmë është kthyer në një rrugë tranzit për këtë trafik, thuhet në raport. Agjensia thekson se heroina që gjendet në tregjet e paligjshme të Evropës, e ka origjinën në Afganistan dhe kalon në Evropë përmes njërës prej rrugëve kryesore: ajo e Ballkanit, apo e ashtuquajtur rruga e mëndafshit. Ajo kalon nga Azia Qëndrore në Federatën ruse dhe që atje në vendet europiane. Kjo vazhdon të jetë rruga kryesore e kontrabandës së heroinës përmes Evropës Lindore dhe që andej në anën perëndimore. E ashtuquajtura rruga e Ballkanit verior, e cila kalon përmes Turqisë, Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë dhe Austrisë u përdor më shumë në vitin 2007. Ndërsa ajo e Ballkanit jugor, që kalon përmes Greqisë dhe Shqipërisë dhe pastaj nga Maqedonia në Itali duket të jetë përdorur më rrallë për trafikun e drogës në vitin 2007 sesa në vitet e mëparshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›