OKB: Hapni dosjet e komunizmit
24/02/2010 Filip Alston kërkon ngritjen e institutit për kërkimin e eshtrave. Garanton për mbështetje financiare e materiale
“Qytetarët duhet të njihen me të vërtetën e ekzekutimeve. Po mbeteni peng i së kaluarës”
TIRANE- “Pa hapjen e arkivave të komunizmit, Shqipëria nuk do t’i ketë përmbushur detyrimet e saj ligjore ndërkombëtare për hetimin, gjykim dhe dënimin e shkeljeve të regjimit komunist”. Kështu ka deklaruar raportuesi i posaçëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Filip Alston, i cili kërkon nga qeveria aktuale marrjen e masave të menjëhershme për ngritjen e një instituti, me qëllim investigimin e rasteve dhe zbulimin e eshtrave që ndodhen në rreth 25 varreza masive. I dërguari i OKB-së u shpreh se instancat shtetërore duhet t’i planifikojnë një buxheti financiar vjetor këtij instituti, në mënyrë që brenda organikës së tij të përfshihen specialistë të fushës, por edhe një pjesë e buxhetit të shkojë në llogari të personave që japin informacione për vendndodhjen e eshtrave të njerëzve të vrarë. Më tej Alston garantoi qeverinë shqiptare se për ngritjen e këtij instituti do të ndihmojnë edhe faktorët ndërkombëtare, që siç u kuptua gjatë fjalës së tij, organizatat e huaja do të japin ndihmën e tyre, qoftë në atë financiare, por edhe materiale. Sipas tij, zbulimi i 19 skeleteve në rrëzë të malit të Dajtit, përbën edhe njëherë tjetër kujtesën e fortë se njëzet vjet pas rënies së komunizmit, Shqipëria ende nuk është marrë në mënyrë të plotë dhe serioze me vrasjet e shkeljet e tjera të të drejtave të njeriut të kryera gjatë atyre viteve të errëta. “Është pranuar gjerësisht se mijëra shqiptarë janë torturuar, ekzekutuar dhe zhdukur nga shteti, por shumë nga familjet e viktimave nuk kanë arritur të mësojnë fatin e të dashurve të tyre, dhe detajet e shkeljeve të regjimit nuk janë nxjerrë ende në dritë”,- u shpreh i dërguari OKB-së në Shqipëri, Filip Alston. E gjithë kjo sipas tij vjen për shkak se Shqipëria është një prej pak vendeve të ish-perdes së hekurt, që nuk i kanë hapur arkivat e tyre të shërbimit sekret të periudhës së komunizmit. Madje Alston pohoi se në këtë rast as numri i vogël i gjykimeve të ndërmarra gjatë viteve ’90 për një kuadër specifike të krimeve kundër njerëzimit, nuk e zëvendëson dot nevojën për një pasqyrim më të gjerë. Ky i fundit nuk pranoi të komentonte situatën ligjore që është krijuar kohët e fundit në Shqipëri (vendimin e Gjykatës Kushtetuese), por shtoi se në një mënyrë apo në një tjetër dosjet e komunizmit duhet të hapen, me qëllim që çdo qytetar i këtij vendi të dijë të vërtetën e ekzekutimeve. “Të dyja kampet politike, i dënojnë këto krime dhe për pasojë ato duhet të bien dakord me njëra-tjetrën, me qëllimin e vetëm të transparencës ndaj gjithë opinionit publik”,-theksoi Alston. Mos hapja e arkivave, do t‘i sillte Shqipërisë shumë detyrime negative. Madje kjo edhe mund ta lerë vendin peng të së kaluarës së vet ku shkeljet e të drejtave nga ish-zyrtarët, nuk pranohet hapur dhe nuk zgjidhen nëpërmjet mekanizmave juridike. “Kur shkeljet janë në shkallë të gjerë dhe ende të ngarkuara politikisht, siç është rasti i Shqipërisë, drejtësia mund të zgjidhet më së miri nëpërmjet një komisioni kombëtar, i cili mund të kryejë një hetim të pavarur, sistematik dhe të qëndrueshëm”,- pohoi Filip Alston. Për të realizuar këtë duhet një bashkëpunim i të gjitha instancave shtetërore, por edhe atyre shoqërore, me qëllim hartimin e një plani konkret, për nxjerrjen në dritë të arkivave dhe eshtrave që ndodhet në varrezat masive. Gjatë vizitës 9 ditore në Shqipëri i dërguari i OKB-së, Filip Alston, takoi edhe disa përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë, të cilët e njohën me problemet dhe vështirësitë që hasin për gjetjen e kockave dhe dëmshpërblimin financiar nga qeveria.
Ka përplasje me shifrat
Gjakmarrja, qeveria të ngrejë sekretariatin e premtuar
Gjakmarrja në Shqipëri është një fenomen shqetësues, që ndikon në integrimin shoqëror të vendit, si dhe në të njëjtën kohë rit gjendjen e kriminalitet, e për pasojë qeveria duhet të krijojë një sekretariat, i cili të merret me problemet dhe rastet e kësaj natyre. Sipas Filip Alston, kjo situatë është krijuar për dy arsye, ku e para lidhet me edukimin e familjeve që janë në gjak, ndërsa e dyta ka të bëjë me ligjet shumë të buta që parashikon Kodi Penal. I dërguari OKB-së në Tiranë u shpreh se duhet të ndryshohet menjëherë kodi, dhe të përkufizohen ligje shumë të ashpra ndaj këtij fenomeni. Që në fillim Alston tërhoqi vëmendjen tek statistikat e qeverisë dhe të disa organizatave jo qeveritare mbi fenomenin e gjakmarrjes. Ekstremisht të kundërta shifrat që jepen nga qeveria nga ato të organizatave joqeveritare, të cilat punojnë në këtë fushë. Filip Alston pohoi se për 2009 qeveria raportoi vetëm 1 të vrarë nga gjakmarrja, ndërsa OJF raportojnë 90 të vrarë. Statistikat e shtetit për familjet e ngujuara në të gjithë Shqipërinë janë 130, ndërsa për OJF –të janë 1450 familje. Fëmijët në ngujim, sipas statistikave të shtetit, janë më pak se 60, ndërsa nga shifrat e OJQ-ve janë mbi 800 fëmijë në izolim. Sipas raportuesit të OKB-së, qeveria nuk po bën shumë punë ndaj këtij fenomeni, pasi ka raste ku gjithë anëtarët e familjes qëndrojnë të ngujuar. Këtyre u jepet vetëm sasia e lekëve të asistencës dhe asnjë gjë tjetër.
Çështja “Gërdeci” peng i politizimit
Akuza të mos heqë imunitetin, por Parlamenti ta realizojë atë
Imuniteti i zyrtarëve ka qenë një tjetër pikë ku i dërguari i OKB-së është ndaluar në raportin e tij, të cilin Filip Alston e sheh shumë shqetësues për sa i përket hetimit të korrupsionit, apo veprave të ndryshme penale. Reporteri i posaçëm u ndal në faktin se nuk është normale që Prokuroria t’i drejtohet Parlamentit, për t’i hequr imunitetin një deputeti apo gjyqtari. Sipas tij, kjo kërkesë rrëzon të gjithë procesin hetimor, pasi nuk mundet që një person të marrë ryshfet, në një kohë kur ai është njoftuar për fillimin e hetimeve. Kjo gjë është absurde dhe aspak morale. Alston u ndal në tragjedinë e Gërdecit, ku përmendi se gjykimi i atyre që mbajnë përgjegjësi për jetët e humbura, plagosjet të shkaktuara, dhe pronën e shkatërruar nga shpërthimi i Gërdecit në mars të vitit 2008 është qartësisht një çështje e rëndësisë së lartë. “Është gjithashtu një çështje e ngarkuar shumë me implikime politike, të cilave nuk dëshiroj t’u hyj. Shqetësimi im është nëse vdekjet e Gërdecit janë hetuar në mënyrë domethënëse dhe nëse po gjykohen në mënyrë efektive”,- theksoi i dërguari i OKB-së në Tiranë. Të gjitha përpjekjet e nevojshme duhen të bëhen nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për të garantuar se drejtësia do të shkojë në vend dhe do të duket se ka shkuar në vend dhe se, aty ku është e nevojshme, do të bëhen kërkesa për heqjen e imuniteteve. Por kjo gjë përpara se të bëhet nga Prokuroria, duhet të ishte kryer nga Parlamenti, i cili me ligje të posaçme t’u hiqte imunitetin të gjithë zyrtarëve.
Dhuna në familje në nivele të larta
31 për qind e grave rrihen nga burrat
Raportuesi i OKB-se nënvizon se dhuna në familje është në nivel të lartë dhe është një problem shumë i madh dhe rekomandon programe për luftën kundër dhunës. Nivelet e larta të dhunës ndaj grave të shkaktuar nga anëtarët e familjes, sidomos bashkëshortët, kanë marrë një vëmendje të konsiderueshme dhe mjaft të nevojshme në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Qeveria, me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, ka ndërmarrë një numër hapash të rëndësishme, përfshi hartimin e një Strategjie Kombëtare të Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje. Ndërkohë nga statistikat, rezulton se në muajin mars 2009, 31 për qind e grave ka përjetuar dhunë në familje. Sipas të dhënave zyrtare, 15 gra janë vrarë si rezultat i dhunës në familje gjatë dy viteve të fundit. Këto shifra ka mundësi të jenë më të ulëta se realiteti për shkak të kufizimeve të statistikave të qeverisë lidhur me shkakun e vdekjes, raportimit të kufizuar nga ana e anëtarëve të familjes të shkaqeve “private” të dhunës dhe vdekjes, dhe mundësisë për mosnjoftimin e shtetit lidhur me vdekjet sidomos në zonat rurale ose ngulimet informale. Me gjithë përpjekjet e bëra dhuna në familje mbetet një problem shumë i gjerë dhe tepër serioz në shoqëri.
Reporteri i OKB: Gjyqtarët e prokurorët marrin ryshfet për të manipuluar gjykimin
Në raportin e reporterit të OKB-së janë nënvizuar disa rreshta, ku gjyqtarët dhe prokurorët janë të implikuar në afera korruptive. Filip Alston nuk jep shembuj konkretë ku njerëzit e drejtësisë janë të implikuar, por sqaron se bashkëbiseduesit e tij, kanë ngritur shqetësime për ndikimin e korrupsionit në sistemin e drejtësisë lidhur me akuzat dhe dënimet për vrasjet nga gjakmarrja. Ekziston të paktën perceptimi në shkallë të gjerë se dhënia e ryshfetit një gjykatësi mund të rezultojë në një dënim më të reduktuar. Ndërkohë që dhënia e ryshfetit një prokurori shikohet gjithashtu si një mënyrë për të reduktuar akuzat e mundshme nga një akuzë për gjakmarrje, e cila kërkon një dënim minimal prej 20 vjetësh në një akuzë që parashikon një dënim më të ulët. Këto shqetësime nxjerrin në pah nevojën për integritet gjyqësor, i cili ruan aftësinë e sistemit të drejtësisë për të hetuar dhe dënuar vrasjet me efikasitet. Ato gjithashtu theksojnë nevojën për masa antikorrupsion dhe mbikëqyrëse, ndaj këtij fenomeni shqetësues. Gjithashtu bashkëbiseduesit ngritën shqetësime lidhur me trajtimin e imunitetit kushtetues të ministrave dhe gjykatësve në Kodin e Procedurës Penale. Sipas Kodit, imuniteti i shoqëron qysh në fazat e hershme të hetimit, dhe jo thjesht në momentin e ngritjes së akuzës ose arrestimit.