Erjon Braçe: Qeveria asnjë masë për rrëshqitjet
24/02/2010 Situata mjaft problematike sidomos në zonën muzeale të Beratit
BERAT-Deputeti i qarkut të Beratit, Erjon Braçe, ka deklaruar dje nga qyteti i Beratit se qeveria nuk ka kthyer as sytë nga situata e rëndë e krijuar nga shkarja e dherave në këtë qark. Deputeti socialist e ka bërë këtë deklaratë nga selia rozë ku së bashku me disa kryetarë komunash ka dalë në një konferencë për shtyp paraditen e djeshme. Braçe u shpreh se situata paraqitet shumë e rëndë në komunat Sinjë, Velabishtë, Vërtop, ku si pasojë e reshjeve të shumta të shiut janë shkaktuar shkarje dherash që kanë marrë me vete rrugët e fshatrave. “Rreth 130 kilometra rrugë rurale në të gjithë qarkun janë në gjendje të mjerueshme dhe kanë paralizuar krejtësisht jetën e banorëve të tyre, duke paralizuar arsimin, shërbimin shëndetësorë, si dhe furnizimin me ujë të pijshëm”, ka thënë Braçe. “Por, situata bëhet dhe më e vështirë në kushtet kur njësitë vendore që janë të prekura nga këto probleme nuk kanë mundësi të ndërhyjnë pasi granti i akorduar nga qeveria për këtë vit është 30 deri në 40 milionë më i ulët se një vit më parë. Njësitë vendore kanë shpenzuar të gjitha fondet e tyre të emergjencave dhe tashmë nuk kanë asnjë mundësi financiare për të ndërhyrë”, u shpreh Braçe. Duke e cilësuar si të vështirë situatën e krijuar Braçe u shpreh se qeveria bën veshin e shurdhët dhe nuk duket asgjëkund. Jo vetëm që nuk po ndërhyhet nga ana e saj me fonde, por asnjë inspektim nuk po bëhet për të parë realisht se çfarë po ndodh në fshatrat dhe komunat e këtij qarku. Kur do të vijë qeveria kur të bjerë lagja pas atyre dherave që përfunduan në rrugë nga kodra e “Mangalemit” apo kur të bjerë kalaja”. Skandaloz e cilësoi Braçe dhe vendimin e këshilltarëve për mosmiratimin e buxhetit për vitin 2010. Në kushte të tilla emergjente të lësh vendin pa buxhet siç e la koalicioni i Sali Berishës dhe Ilir Metës shoqëruar me një pjesë të llumit kjo është vërtetë e pafalshme”, përfundoi deputeti socialist i qarkut të Beratit.