E Shtunë, 31 Tetor 2026

RamaTe gjithe ne rruge per zgjedhje te parakohshme

Rama ne Librazhd dhe Peqin Te ngrihemi ne kembe kunder qeverise

Kryefjala e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama ne takimet qe zhvilloi me bazen ne Librazhd dhe Peqin ishin protestat dhe zgjedhjet e parakohshme. Ai u beri thirrje te gjithe socialisteve qe te ngrihen ne kembe dhe te protestojne ndaj qeverise. Sot problemi yne i madh nuk eshte thjesht dhe vetem se kemi nje sistem drejtesie te gjunjezuar perpara arrogances dhe interesave te pushtetit por se kemi nje pushtet i cili qeveris ne menyre te padrejte i cili cdo dite permes padrejtesise kerkon te perfitoje sa me shume per vete dhe te sundoje duke varferuar shqiptaret dhe duke ju dhene atyre si alternative te vetme ikjen nga atdheu ne rast se nuk duan ti nenshtrohen ketij modeli teresisht te deformuar te nje demokracie qe nuk funksionon. Per kete arsye ne duhet te ngrihemi ne kembe per kete arsye ne duhet te protestojme per kete arsye ne duhet te kerkojme largimin e kesaj qeverie zgjedhjet e parakohshme dhe ndryshimin rrenjesor ne kete vend - tha Rama. Kryesocialisti theksoi se liria e votes dhe zgjedhjeve eshte garancia e vetme qe qeveria varet nga populli perfaqeson popullin dhe nuk e sundon ate. Pikerisht ky eshte problemi me te cilin perballen sot shqiptaret dhe prej ku burojne kriza ekonomike e drejtesise dhe kapja e shtetit shqiptaret nuk qeverisen por sundohen ne emer te interesave te nje grushti njerezish te oborrit te pushtetit. Korrupsioni i ketyre oborrtareveqe eshte shtrire ne cdo sektor te ekonomise dhe jetes se vendit con ne duart e xhepat e qeveritareve pikerisht ato te ardhura qe do te mjaftonin per te sheruar plaget e keqqeverisjes - u shpreh Rama. Gjithashtu ai u ndal edhe tek situata e jeteses ne vend borxhi publik dhe tek rritja e fundit e cmimeve. Nderkohe qe Shqiperia qeveriset duke u zhytur perdite e me thelle ne nje borxh qe po kthehet ne nje lak ne fytin e se ardhmes. Borxhi publik i Shqiperise sot pertej te gjitha shifrave zyrtare qe edhe ato jane shume shqetesuese ne vetvete eshte 100 qe do te thote se Shqiperia sot populli shqiptar sot eshte ne kushtet e nje familjeje qe nuk arrin dot me te mbaje shtepine sepse eshte e tera e zhytur ne borxhe dhe qe nje dite detyrohet qe ta lere dhe shtepine per shkak se nuk paguan dot borxhet. Por ne qofte se nje familje mund ta lere shtepine per shkak se nuk paguan dot borxhet nje popull nuk mund ta lere dot atdheun e vet per shkak se nuk paguan dot borxhet - tha Rama. Kreu i selise roze nenvizoi se shqiptaret kane nevoje per nje model te ri qeverisjeje zhvillimi e drejtesie ku drejtesia nuk perfaqesohet thjesht nga prokuroria e gjykatat qe sot sipas tij jane gjunjezuar nga pushteti por ku drejtesia eshte morali fryma dhe parimi i qeverisjes. Ne kemi marre persiper te bejme transparencen e qeverisjes duke u ekspozuar shqiptareve shembuj prova fakte konkrete te kapjes se shtetit per interesat e pushtetit. Kemi marre persiper ta bejme kete transparence duke ekspozuar akte te qeverise dhe te agjencive te tjera shteterore ne funksion te pasurimit te oborrit te pushtetit dhe ne dem te ekonomise kombetare e te ardhmerise te familjeve shqiptare - perfundoi fjalen e tij Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›