OKB: Krimi shqiptar, kërcënim për BE-në
Organizata e Kombeve të Bashkuara me mbi 190 vende të anëtarësuara, ka përpiluar një raport mbi kriminalitetin në Evropën Lindore, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria. Në një pjesë të raportit organizata shumëkombëshe ka deklaruar se tregu i lëndëve narkotike, vecanërisht ai i heroinës menaxhohet nga shqiptarët. Është pozicioni gjeografik që u mundëson shqiptarëve të jenë pjese e ‘zotë’ e zinxhirit te trafikut në fushën e drogës. Megjithatë shqiptarët janë të përfshirë edhe në trafikun e qenieve njerëzore, thekson raporti i OKB-së, duke nenvizuar pozicionin gjeografik qe ka Shqipëria me dalje të gjerë në det. Sipas këtij raporti trafikantët shqiptarë janë një kërcënim për Bashkimin Evropian. Trafikantët e drogës preferojnë Italinë si vend për të zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal.
Ndërsa duke folur për shtrirjen e tij dhe për personat e përfshirë, OKB-ja ka listuar se në veprat e paligjshme janë të përfshirë policë dhe Santa Corona Unita. “Në fakt pa përfshirjen e policëve, rojeve bregdetare dhe njerëzve të tjerë në trafikun e drogës, do të ishte e pamundur ky lloj aktiviteti kriminal”- thekson raporti i OKB-së.
Gjithashtu në raport shkruhet se në Shqipëri kalojnë 100 tonë drogë tranzit në vit, ndërsa fitimi nga droga luhatet në shifrat 25 deri në 30 miliardë dollarë, te cilat ndahen mes grupeve qe kontrollojne trafikun, perfshire ato shqiptare.
Vendi i Ballkanit mbetet problem edhe për korrupsionin. Rreth 25 përqind e biznesmenëve e shohin korrupsionin si diçka normale, pohohet në raport.