E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin fillon vizitën në Francë

 

Vladimir Putin ish-presidenti i Rusisë dhe kryeministri i ri i saj filloi vizitën në Francë, të parën jashtë vendit në postin e kryeministrit të Rusisë.

Në fokus të vizitës do të jenë raportet BE – Rusi, pasi Franca do të jetë kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian në gjysmën e dytë të vitit. Putin shoqërohet nga një delegacion i biznesit, si pjesë e përpjekjeve për tërheqjen e investimeve dhe teknologjisë evropiane.

Putin do të takohet edhe me presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy, gjë që mediat e kanë vlerësuar si largim nga protokoli i zakonshëm i nivelit ministror.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›