E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, përleshje mes shqiptarëve, vdes 30-vjeçari

 

Dy shqiptarë janë përleshur me njëri-tjetrin në sheshin “Merkuri”, të Athinës, në Greqi. Si pasojë e përleshjes njëri prej tyre ka vdekur. Viktima që humbi jetën si pasojë e sherrit ishte Albert Dorja, 30 vjeç nga qyteti i Vlorës.

Alberti në fillim është grindur me vrasësin e tij, për motive ende të pazbuluara nga policia. Më pas ata janë përleshur me njëri-tjetrin, dhe shqiptari tjetër, i paidentifikuar deri tani, e ka qëlluar Albertin në zemër me thikë. Ai vdiq ngaqë plagët e marra nga plagosja ishin të rënda dhe nuk i mundësuan atij shpëtimin e jetës. Policia greke e mbërritur në vendngjarje po punon për identifikimin e emigrantit tjetër duke e shpallur person në kërkim. I vetmi informacion që ka dhënë policia është se personi që vrau Albert Dorjan ishte një shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›