E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes 47-vjecari, peshkonte me energji elektrike

 

Peshkimi me energji elektrike i ka kushtuar jetën Gjin Pergjonit, nga fshati Kacinar i Mirditës. Gjin Pergjoni 47 vjeç në mesnatë është përpjekur për të peshkuar duke vendosur energji elektrike në lumin Fan i Madh. Ai kishte shtrirë 200 metra kabëll elektrik nga kabina deri te lumi. Por viktima sa ka mbërritur në breg, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Gjin Pergjoni ishte babai i tre fëmijëve.

Ndërkohë që nga të dhënat e policisë peshkimi me energji elektrike është bërë një fenomen shqetësues në Mirditë, pasi është i rrezikshëm për peshkatarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›