OKB mbështet kërkesën për central bërthamor
OKB mbështet idenë e Berishës për një central bërthamor në Shqipëri.Mbështetja u dha nga Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Srgjan Kerim gjatë takimit që zhvilloi sot me kryeministrin Berisha. Kerim i tha kryeministrit Berisha se “E drejta për zhvillimin energjetik është një e drejtë e vendeve në zhvillim sic është Shqipëria. Ne duhet ta mbështesim dhe jo ta luftojmë”. Ai ka theksuar se ndërtime të tilla duhen të bëhen duke respektuar mbrojtjen e mjedisit nga ndotja “Shqipërisë i duhet të zhvillojë çdo lloj burimi energjie, qoftë kjo solare, bimore apo nukleare, por sigurisht po të bëjmë dhe llogaritë për faktorin e ndryshimeve klimaterike”. Kryeministri Berisha tha se “Qeveria shqiptare është e gatshme të marrë pjesë me buxhetin e saj, për ndërtimin e centralit bërthamor në rast se bashkëpunon me vendet fqinje.” – por shtoi ai: “Në rast se qeveritë fqinje nuk janë të interesuara, atëherë nuk mendoj se qeveria shqiptarë do ta ndërmarrë këtë iniciativë që me buxhetin e saj të ndërtojë e vetme një central bërthamor, por do ti hapë dritë jeshile sektorit privat- përfundoi kryeministri Berisha