OKB: Më se 5 miliardë persona pa sigurim social

Sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dy të tretat e popullsisë në botë jetojnë pa sigurim social.
Raporti thotë se 5.1 miliardë persona, prej 7 miliardëve sa ka bota, nuk gëzojnë sigurim social përkatës ose mbrojtje sociale, ndërsa vetëm afro 15% e të papunëve në botë marrin ndonjë ndihmë të vogël financiare.
Gjithashtu, raporti i titulluar “Baza Mbrojtëse Sociale për Globalizim Korrekt dhe Gjithpërfshirës”, thotë se përhapja më e madhe e ndihmave do ta nxiste rritjen ekonomike dhe do të ulte tensionet sociale.