Sarkozi: Pranimi i Greqisë në eurozonë ishte gabim

Presidenti i Francës, Nikollas Sarkozi, ka deklaruar se pranimi i Greqisë në eurozonë në vitin 2001, ishte “gabim”.
Në një intervistë televizive, Sarkozi tha se Greqia ishte anëtarësuar në BE me të dhëna të falsifikuara ekonomike dhe ky shtet nuk ishte i gatshëm.
Por, sipas presidentit francez, Greqia mund të shpëtoj duke iu falënderuar marrëveshjes së Bashkimit Evropian, për krizën e borxheve të eurozonës.