E Diel, 1 Nëntor 2026

Tunizi, konfirmohet fitorja e partisë islamiste në zgjedhje

Autoritetet zgjedhore në Tunizi kanë konfirmuar se partia islamiste e moderuar, Enahda, ka fituar shumicën e vendeve në Asamblenë e këtij vende, në zgjedhjet e para të lira.

Enahda ka fituar 90 vende, në Asamblenë e re me 217 vende.

Partia e dytë më e fortë, doli ajo e Kongresit të Republikës, me 30 vende, pason partia social-demokrate, Etakatol me 21 vende, në vendin e katërt dolën Partia Demokratike Progresive dhe Al-Aridha, që fituan nga 19 vende.

Mbështetësit e partisë Al-Aridha, së cilës iu zvogëlua numri i votave për shkak të parregullsive, kanë protestuar në zyrën e prefektit të qytetit Sidi Bouzid. Asambleja e re e dalë nga këto zgjedhje, gjatë një viti do ta përgatisë Kushtetutën e re të Tunizisë.

Revolucioni popullor në këtë vend, ishte i pari në botën arabe, i cili pastaj u përhap edhe në disa vende të tjera.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›