E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, nxirret nga rrënojat 13 vjeçari

Një 13 vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur nga nga tërmeti në Turqi, pasi kishte 108 orë poshtë tyre.

Djali që shpëtoi, i quajtur Ferhat Tokaj, u gjet i gjallë të enjten në mbrëmje dhe u nxorr nga ekipet e shpëtimit herët në mëngjes.

"Ai u dërgua në spital në Sahra dhe shëndeti i tij duket i mirë," tha një zyrtar.

Vetëm disa orë më parë një burrë u lirua nga një pallat i rrafshuar dhe u dërgua menjëherë në spital.

Por zyrtarët thonë se shpresat janë në venitje, për të gjetur të mbijetuarit e pas tërmetit 7.2 ballësh të së dielës, i cili vrau të paktën 523 persona.

Deri tani 185 persona janë shpëtuar, por qindra janë ende të humbur. Shiu dhe bora vazhdojnë të pengojnë përpjekjet e grupeve të shpëtimit.

Ekipet e shpëtimit në disa vende janë duke vazhduar të gërmojnë nëpër rrënoja, por në vende të tjera ata kanë ndalur punën dhe vëmendja është kthyer për nevojat e të mbijetuarve.

Më shumë se 1.600 persona u plagosën nga tërmeti, i cili e kishte epiqendrën e tij në provincën Van.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›