E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet serbe në Kosovë, UNMIK: Shelje e Rezolutës 1244

Kreu i UNMIK-ut, Farid Zarif deklaroi sot se tentimi i Serbisë për të organizuar zgjedhje në Kosovë është ilegal, por nuk e përjashtoi mundësinë që ato zgjedhje të mbahen! Ai deklaroi se autoriteteve serbe iu ka përcjellë porosinë që do të shkelnin Rezolutën 1244 të KS të KB-ve nëse do të organizonin zgjedhje në Kosovë. Si i tha ai agjencisë së lajmeve AP, autoritetet lokale dhe ato ndërkombëtare po punojnë për hollësitë lidhur me atë si të organizohen zgjedhjet në veri të Kosovës. Në anën tjetër, i ashtuquajturi ministër për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviq deklaroi sot se përgjigja e UNMIK-ut për mosmbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë paraqet pasojë të gjendjes në terren, por shtoi se mosmbajtja eventuale e zgjedhjeve lokale nuk do të ndikojë në shuarjen e institucioneve serbe në Kosovë. “Fatkeqësisht, është realitet se zgjedhjet lokale vështirë se do të mbajtjen, sidomos në jug të lumit Ibër, pa mbështetjen e misioneve ndërkombëtare në Kosovë”, tha Bogdanoviqi në një deklaratë me shkrim. Mirëpo, ai shtoi se kontaktet me faktorin ndërkombëtar do të vazhdojnë me qëllim të organizmit të zgjedhjeve lokale në Kosovë së paku nga ana e tyre, siç parashihet me rezolutën 1244. Ai përkujtoi se zgjedhjet lokale në Kosovë nuk janë mbajtur as në vitin 1999, as më 2001 dhe as më 2004. Por, pavarësisht nga kjo, institucionet serbe kanë funksionuar dhe do të vazhdojnë të funksionojnë më tutje, porositi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›