E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB: Në Siri ka shkelje serioze të të drejtave të njeriut

Kombet e Bashkuara kanë hartuar një listë të re të individëve dhe njësive të dyshuara për kryerjen e krimeve të luftës në Siri.

Një panel i pavarur, i emëruar nga Këshilli për të Drejta të Njeriut i OKB-së, ka paraqitur raportin sot në Gjenevë, duke thënë se shkeljet serioze të të drejtave të njeriut në Siri janë në rritje.

Paneli i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të referojë situatën në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime.

Ai gjithashtu ka konfirmuar praninë e militantëve islamikë në Siri, disa prej të cilëve “u janë bashkuar grupeve të armatosura anti-qeveritare, ndërsa të tjerët operojnë si të pavarur”.

Kreu i panelit, diplomati brazilian, Paulo Sergio, Pinheiro, ka thënë se militantët kanë tendencë të radikalizojnë rebelët.

Revolta kundër presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, ka nisur që në mars të vitit 2011.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›