E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistani teston raketën bërthamore

Pakistani ka testuar me sukses një raketë të re, të aftë për të transportuar koka bërthamore.

Ushtria pakistaneze ka thënë se gama e saj e veprimit është 700 kilometra.

Sipas ushtrisë, raketa Hatf-VII Babur mund të qëllojë objektiva në tokë dhe në det me “saktësi të përpiktë”.

Ky është testimi i gjashtë i raketave që kryen Pakistani, që kur India këtë vit ka zbuluar raketën e saj Agni V, po ashtu në gjendje të tranportojë koka bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›