Stërvitje ushtarake në Gjirin Persik

Në Gjirin Persik kanë nisur stërvitjet ushtarake, në të cilat marrin pjesë anijet e 30 vendeve, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara.
Ushtria amerikane i ka konsideruar ato si manovrat më të gjera detare që janë mbajtur ndonjëherë në Lindjen e Mesme.
Ato ndodhin mes tensioneve në rritje për programin bërthamor të Iranit.
Irani ka mohuar vazhdimisht një gjë të tillë, duke thënë se aktiviteti i tij atomik ka qëllime paqësore.
Komandanti i Lartë i Gardës Revolucionare të Iranit, gjenerali Muhamed Ali Jafari, ka paralajmëruar të dielën Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara kundër sulmeve eventuale, duke thënë se Teherani "do të përgjigjet me vendosmëri".