Rama, Berishës: Politika jote po falimenton ekonominë

Kryesocialisti Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të sotme të Kryeministrit Berisha për ekonominë. Në rrjetin social twitter Rama shkruan se sulmet ndaj opozites nuk ulin taksat,nuk rrisin fuqine blerese,nuk ulin papunesine, por tregojne shterrimin e argumentave te Kryeministrit ne ikje.
“Reagimi i sotem i KM ndaj opozites mbi ekonomine,ndihmon per te kuptuar se Saliu jeton jashte realitetit te ekonomise shqiptare... Sulmet ndaj opozites nuk ulin taksat,nuk rrisin fuqine blerese,nuk ulin papunesine... Ato tregojne shterrimin e argumentave te KM ne ikje!” shkruan ai.
Më tej Rama adreson përgjegjësinë për situatën ekonomike në drejtim të Kryeministrit Berisha, duke e bërë atë përgjegjës per taksat e larta,perfshire taksen e korrupsionit, e per renien e fuqise blerese! “Politika e tij po e falimenton ekonomine”thekson Rama.
“Ne do te ulim taksat per 95% te shqiptareve dhe do heqim taksen e korrupsionit per biznesin.Do te clirojme konkurencen dhe rrisim punesimin. Zgjedhja eshte e qarte:Rrenim i metejshem ose Rilindje Shqiptare per te rimekembur ekonomine,riperterire shoqerine,rivendosur demokracine...” përfundon kreu i PS.