ISAF-i heton vrasjet e civilëve afganë

Forca Ndihmëse e Sigurisë në Afganistan (ISAF) do të dërgojë një ekip në provincën Lagman, për të hetuar vrasjen e civilëve, gjatë një sulmi ajror të NATO-s.
NATO-ja ka konfirmuar sulmin e së dielës, ndaj një grupi personash të armatosur.
Ajo ka thënë se nga sulmi janë vrarë disa kryengritës, por ka shkaktuar edhe vrasje disa civilëve afganë.
Autoritetet lokale afgane kanë thënë se sulmi ka vrarë tetë gra, që po mblidhnin drurë.
ISAF-i ka thënë se forca e koalicionit trajton seriozisht viktimat civile, duke shprehur keqardhje për familjet.