OKB, Netanjahu: Izraeli kërkon paqe

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu gjatë fjalës së tij në Asamblenë e OKB-së, ka deklaruar se Izrali kërkon paqe dhe se ky vend është demokracia e vemte në Lindjen e Mesme.
“Izraeli është shteti më i dënuar në lindjen e Mesme, i vetmi shtet që ka një demokraci të vërtetë në këtë rajon. Shumë rezoluta janë ndërtuar për të dënuar Izraelin. Nuk dua t`ju ofendoj por ka shumë persona që, t`i do shërbesh në një vend me shumë gënjeshtarë, por kujtoju se dhe në vendet me të errta ka dritë. Nuk erdha këtu për të marrë duartrokitje, por për të thënë të vërtetën. E vërteta është se Izraeli do paqe dhe unë dua paqe”, u shpreh Netanjahu. Ndër të tjera në fjalën e tij mbajtur sot pasdite, kryeministri i Izraelit thekosi se Palestina do një shtet pa paqe. Sipas tij, e vërteta është se nuk duhet të lejohet kjo.
“Izraeli bëri më shumë se sa oferta. Ne lëshuam territore për kompromis në paqe. Këtë nuk e bëri stuhia islame, që u hosh kundër nesh. Ne lamë Gazën për të shpresuar paqen, ne bëmë atë u vendos në që u vendos në vitin 1961, për të ruajtur në paqe. Ne shkëputëm qytetarët tanë nga jeta e tyre aty. Por teoria thuhet se pas kësaj çdo gjë është në rregull dhe paqja do të vendosej”, theksoi ai. Po ashtu, Netanjahu theksoi se Izraeli nuk morri paqe por morri luftë. “Abaz tha se palestinezët janë të armatosur vetëm me shpresë dhe dëshira, po në fakt është e vërtetë por mos harrojmë edhe qindra bomba që janë hedhur në Izrael”, u shpreh Netanjahu.