Pakistani hedh poshtë akuzat e SHBA-së

Shefi i ushtrisë pakistaneze ka hedhur poshtë deklaratat e Shteteve të Bashkuara se inteligjenca e Pakistanit ka lidhje me rrjetin militant, Hakani. Gjenerali Pervez Kajani Ashfak i ka quajtur ato fatkeqe dhe të pabazuara në fakte.
Deklarata e tij vjen në përgjigje të komenteve të shefit të shtabit të ushtrisë amerikane, admiralit Majk Mullen, i cili ka thënë se agjencia pakistaneze e zbulimit është e lidhur ngushtë me rrjetin Hakani. Grupi më i dhunshëm taliban thuhet se numëron rreth 15 mijë pjesëtarë.
Po sot, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karnej, i ka bërë thirrje Islamabadit të ndërprejë çdo lidhje që ka me Hakanin.