Obama vazhdon fushaten per planin e tij per vende te reja pune

Presidenti Barak Obama po vazhdon fushaten e tij per te siguruar mbeshtetje per planin e tij te nxitjes ekonomike dhe uljen e shkalles se papunesise. Sic na njofton korrespondenti i Zerit te Amerikes nga nga Shtepia e Bardhe presidenti beri nje vizite tjeter ne shtetin me peshe politike Ohajo per te bere thirrje per projekte te reja ndertimi.
Presidenti Obama foli ne Sinsinati ne kembe te nje ure te vjeter mbi Lumin Ohajo ku kalon nje autostrade e madhe. Ai i beri thirrje Kongrsit te miratoje planin e tij me qellim qe te merren ne pune punetore per rindertimin e infrastruktures amerikane.
Si mundet ne te qendrojme pasive dhe te lejojme Kinen te ndertoje hekurudhat me te mira Te lejojme Evropen te ndertoje autostradat me te mira Te lejojme Singaporin te ndertoje nje aeroport me te bukur Ne nje kohe kur ne kemi miliona punetore ndertimi pa pune gati per te punuar gati per tiu pergjegjur kerkesave te punes
Ura u zgjodh si vendi i fjalimit pasi ajo lidh shtetet nga vine rivalet me te forte politike republikane te presidentit Kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Xhon Bojner nga Ohajo dhe udheheqesi i pakices republikane ne Senat Senatori Mic Mekonell nga Kentaki.
Pjeserisht arsyeja qe erdha ketu eshte se zoti Bojner dhe zoti Mekonell jane dy republikanet me te fuqishem ne qeveri. Ata mund ta bllokojne kete projektligj ose mund te ndihmojne ne miratimin e tij.
Bojner dhe Mekonell kane udhehequr opozites ne pothuajse cdo nisme te rendesishme qe ka propozuar presidenti. Zoti Obama u beri thirrje atyre te mbeshtesin projektligjin prej 447 miliarde dollaresh per hapjen e vendeve te punes.
Nuk ka arsye qe republikanet ne Kongres te pengojne projekte te tjera ndertimi. Nuk ka arsye te pengojne hapjen e me shume vende pune. Zoti Bojner zoti Mekonell na ndihmoni ta rindertojme kete ure.
Zyrtaret e transportit ne te dy shtetet kane propozuar zevendesimin e ures se Sinsinatit por ndertimi fillon ne vitin 2015. Senatori Mekonell tha se presidenti e perdori uren thjesht si teater politik.
Une do te sugjeroja zoti President qe ju te mendoni per menyrat si ta ndihmoni faktikisht popullin e Kentakit dhe Ohajos ne vend qe te perdorni rruget dhe urat e tyre si shkas per te bere deklarata politike.
Senatori Mekonell tha se paketa stimuluse e vitit 2009 ishte shperdorin i rreth 800 miliarde dollareve dhe se plani per vendet e reja te punes i zotit Obama do te jete pak a shume e njejta gje. Udheheqesit repulikane kane lene te kuptohet se do te ishin te gatshem te miratonin disa nga pikat e nismes se presidentit por jo te gjitha.
Presidenti Obama ka thene se do te vazhdoje punen qe e gjithe paketa e tij te miratohet por do te nenshkruaje edhe vetem pjeset e saj qe do te miratonte Kongresi.