E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD cakton daten 4 nentor si diten e pare te punes ne Gjykaten Administrative

Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi datën 4 nëntor, si dita e parë e punës së Gjykatës Administrative në vend. Ky vendim u morr pas debateve në lidhje me përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Administrative për vendet që tashmë janë bosh. Ndërkohë, Presidenti Bujar Nishani kërkoi shkrirjen e Inspektoriatit të KOntrollit pranë MInistrisë së Drejtësisë.

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë caktuan datën 4 nëntor, si ditën kur do të nisë punën Gjykata Administrative në vend.

Ky vendim unanim, erdhi pas debateve mes anëtarëve të këshillit, për mënyrën e përzgjedhjes dhe emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Administrative Vlorës, Shkodrës, Korçës dhe Gjirokastrës…Ndërkohë Ministri i Drejtësisë Nasip Naço që është edhe anëtari më ri i këtij këshilli, kërkoi nga kolegët shtyrjen e përzgjedhjes së 4 gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit në Vlorë…
Kërkesë kjo që u miratua, pavarësisht votës kundër të gjyqtarit Artan Broci.

Më pas me kërkesë të zëvendëskryetarit të KLD-së Elvis Cefa, anëtarët e këshillit diskutuan në lidhje me gjyqtarët e angazhuar në mësimëdhënie. Në përfundim të diskutimit, rezultoj që shumë gjyqtar të Gjykatave të ndryshme janë angazhuar në Universitete private si pedagod, pa marr miratimin nga KLD-ja. Ky konstatim, bëri që të urdhërohet inspektimi për këta gjyqtar, që sipas zv/kryetarit Çefa do të dërgohen për masa disiplinore.

Ndërkohë presidenti kërkoi shkrirjen e Inspektoriatit të Kontrollit pranë MInistrisë së Drejtësisë.
Presidenti Nishani, gjatë fjalës së tij, bëri një rezume të punës së institucionit të KLD-së, duke renditur një sërë arritjesh dhe duke garantuar se asnjë gjyqtar nuk do të transferohet pa bërë më parë vlerësimin e tyre professional.

Nishani vlerësoi punën e bërë nga KLD, si dhe garantoi se një  prej prioriteteve të punës në vijim do të jetë mbrojtja e gjytarëve nga ndërhyrjet dhe presionet. “KLD në transparencë të plotë, në bashkëpunim me ekspertizën më të mirë evropiane, e duke vepruar si organ i pavarur e profesional ka arritur që në një vit kohe të adaptojë praktikat më të mira, që në mënyre direket rrisin respektin e gjyqtarëve dhe besimin publik”, vuri ën dukje Nishani.   Në vlerësimin e kreut të shtetit, KLD në një kohë të shkurtër zgjidhi ngërçin e vlerësimit profesional. “KLD ka vendosur se nuk do të ketë transferim gjyqtarësh pa bërë më parë vlerësimin profesional të tyre. KLD me vullnetin e hekurt për të promovuar gjyqtarët më të mirë në pak se një vit kohe zgjidhi ngërçin e vlerësimit të gjytarëve të trashëguar gjatë viteve.  Çdo tranferim është bërë duke u vlerësuar profesionalisht shumë mirë.  KLD ka vetëm një pakt atë të respektimit të ligjit dhe duke mos bërë kompromis me askënd dhe nën kurrizin e askujt”, nënvizoi Presidenti Nishani. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm dhe ministri i ri i Drejtësisë, Nasip Naço, i cili kërkoi plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Administrative, dhe më pas të nisë puna.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›