E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata e Tiranes shpall te pafajshem gjyqtarin Neritan Tabaku

Gjykata e Tiranës, shpalli të pafajshëm ish-gjyqtarin Neritan Tabaku për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”…
Sipas gjyqtarit, Bujar Krasniqi mosarsyetimi dhe zbardhja vendimit nga gjyqtari për rreth 20 muaj nuk është vepër penale.
Për togat e zeza, kolegu i tyre Tabaku nuk ka konsumuar asnjë vepër penale, për këtë fakt u shpall i pafajshëm…Vet ish gjyqtari Tabaku nuk ka preferuar të paraqitet në sallën e gjyqit, ku pak minuta para vendimit, avokati mbrojtës kërkoj pafajësi nga gjykata…
Prokurori Julian Zonja, një javë më parë gjatë leximit të konkluzioneve përfundimtare, kërkoi nga gjyqtari Krasniqi deklarimin fajtor të ish-gjyqtarit Tabaku për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe dënimin e tij me 3 vjet burg dhe për 5 vitet e ardhëshme të mos ushtroj asnjë funksion publik.
Sipas akuzës, Tabaku nuk zbardhi vendimin e pafajësisë së Ilir Xhakjës për vrasjen e Qerim Malokut në vitin 1998. Për këtë krim, Xhakja tashmë ka marr pafajësi edhe në Gjykatën  e Apelit në Durrës, ndërkohë pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda po gjykohet për akuzën e vrasjes së kryekomisarit Adem Tahiraj. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›