E Diel, 1 Nëntor 2026

Motoristi me skafande sulmon autobusin ne Durres

Nje motorist me skafander sulmoi me bresheri automatiku autobusin e punetoreve te fabrikes se kepuceve ne Shijak.  
Ngjarja ndodhi  mengjes e se merkures ne zonen e Ish-Kënetës ne Durres, kohen kur po transportoheshin punetoret si zakonisht drejt vendit te punes.
Drejtuesi i autobusit Alfred Gjeçi, 46 vjeç banor i lagjes numër 4 Durrës, u plagos rende, kur Xheni Doko mjeke morri nje plage te lehte ne krahe. 
Policia locale informoi se ishte nje atentat per drejtuesin e mjetit,  ndaj te cilit autori pasi ka zbritur nga motorri, qelloi gjashte here. 
Nga ana e hetuesve të çështjes, në përmbërje të së cilës është edhe një prokuror, po punohet për zbardhjen e atentatit si dhe idenfikimin e autorit.
Nga dëshmitë e para  policia ka ngritur dy pista hetimi. Atë të konfliktit mes autorit dhe të plagosurit për motive xhelozie per një femer, si dhe ajo e konflikteve të nisura për shkak të linjës së transportit të punëtorëve të kompanisë.   
Nga mjekët e spitalit mësohet se 46-vjeçari Gjeçi ka marrë një plumb në mushkëri. Ai I eshte është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë. E   plagosura lehtë pas ndihmës së parë mjekësore është larguar per ne banese. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›