E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajnimi i oficereve Kodheli dhe Arvizu nenshkruajne marreveshjen

Në ditën e tretë të detyrës Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka firmosur në zyrën e saj një marrëveshje bashkëpunimi me ambasadorin e SHBA-ve Aleksandër Arvizu, për trajnimin e oficerëve të rinj të forcave të armatosura të Shqipërisë nga Garda e New Jersy.

Në takim dhe deklaratën e përbashkët për shtyp u vu re mungesa e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, dhe prezenca e dy gjeneralëve të liruar Sandar Lleshi dhe Arjan Zaimi. 

Gjenerali Lleshi, ishte në funksionin e këshilltarit për mbrojtjen të kryeministrit Edi Rama, ndërsa gjenerali Zaimi, edhe pse i shkarkuar me dekret nga Presidenti Bujar Nishani, ka veshur uniformën ushtarake për këtë takim.

Takimi ka qenë i frytshëm dhe ministrja Kodheli ka marrë garancinë e ambasadorit amerikan për një ndihmë të vazhdueshme për përmirësimin cilësor të forcave të armatosura. 

Dhe siç ndodh në rastet e miqve të rëndësishëm, bujaria shqiptare thyen protokollin institucional. 

Ministria Kodheli ka mbajtur fjalën në anglisht duke falenderuar palën amerikane për këtë ndihmë të rëndësishme, e cila e përkthyer në gjuhën e shifrave kap vlerën 1.2 milionë dollarëve amerikanë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›