OKB: Rusia të respektojë diversitetin kulturor

Raportuesja speciale e OKB-së për të drejtat kulturore, Farida Shahid, i ka bërë thirrje Rusisë që të mbrojë shumëllojshmërinë e shtetasve të saj dhe aftësinë e tyre për të marrë pjesë në jetën kulturore.
Më tej, zonja Shahid tha se Moska duhet të sigurojë se “gjithnjë ekzistojnë kushte për njerëzit që vazhdimisht të krijojnë kulturën e tyre”.
Ajo tha se ishte e “shqetësuar” nga raportet se artistët po persekutoheshin nga autoritetet për sfidimin e simboleve dhe vlerave dominante religjioze.