E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumani, rrëzohet helikopteri, pesë të vdekur

Pesë persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i një helikopteri në pjesën lindore të Rumanisë.

Helikopteri u rrëzua afër fshatit Ostrav në deltën e lumit Danub.

Zyrtari i kontrollit të fluturimeve në Rumani, Bogdan Donçiu, tha se ishte rrëzuar njëri nga dy helikopterët civilë, që fluturonin nga Kishinjevi i Moldavisë për në Turqi.

Ai tha se helikopteri i dytë, pas aksidentit, ateroi afër vendit të rrëzimit.

Ndërkaq autoritetet rumune bëjnë të ditur se po zhvillojnë hetime për këtë aksident.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›