OKB: Shqetësim për 21 janarin, fajtorët të dalin para drejtësisë
Komiteti i OKB për të drejtat e njeriut ka shprehur shqetësimin për ngjarjen e 21 janarit, për shkak se fajtorët e saj ende nuk kanë dalë para drejtësisë.
Në konkluzionet e publikuara nga ky komiteti pas raportit të dytë të Shqipërisë, i bëhet thirrje shtetit shqiptar të përmbyllë hetimet për 21 janarin duke garantuar standardet ndërkombëtare të hetimit, ndërsa përgjegjësit e ngjarjes të ndëshkohen në mënyrën e duhur.
Po kështu bëhet thirrje që të kompensohen familjarët e 4 viktimave. Ndërkaq, Komiteti shpreh shqetësim që Shqipëria mbetet vend origjine për trafikun e grave dhe fëmijëve dhe i bën thirrje shtetit të forcojë masat ekzistuese për të luftuar trafikun e qënieve njerëzore dhe të hetojë rastet e keqtrajtimit të fëmijëve në rajonet e policisë.
Në raport thuhet gjiashtu se një problem i madh për Shqipërinë është edhe fenomeni i gjakamrrjes./b.l